Emrat/ Plagosja në Durrës, autori i dënuar me burg për… 0 38

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

I plagosuri është identifikuar si Arbër Tivari, 25 vjeç, ndërsa autori është Alket Buçpapaj. Ky i fundit rezulton se ka qenë i dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje, ndërsa qelinë e ka lënë me 20 Janar të vitit të shkuar.

Sipas informacioneve, Tivari dhe Buçpapaj u konfliktuan mbrëmjen e sotme tek stacioni i trenit në Durrës, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës. Pas konfliktit verbal, Buçpapaj ka nxjerr armën dhe ka qëlluar ndaj Tivarit duke e lënë të plagosur. Ai është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Si ndodhi dhe kush është personi që sulmoi kongresin amerikan 0 16

Një oficer i policisë së Kapitolit në SHBA është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi një perosn përplasi makinën mbi një postbllok.

Autori doli nga automjeti me një thikë në dorë dhe sulmoi oficerët e policisë. Efektivët e hapën zjarr ndaj agresorit, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.

Policia e Kapitolit ka publikuar emrin e oficerit të vrarë. Ai është oficeri William ‘Billy’ Evans dhe ishte anëtar i forcës së policisë së Kapitolit për 18 vjet.

Sipas CBS News, autori i krimit është 25-vjeçari Noah R. Greene. Zyrtarët thonë se asnjë informacion paraprak rreth tij nuk është gjetur në bazat e të dhënave të policisë.

Incidenti ndodhi pak pas orës 13:00 me kohën lokale. Kongresi aktualisht është në pushim, kështu që shumë pak ligjvënës ishin në ndërtesën e Kapitolit në atë kohë.

Nuk ka të dhëna që ngjarja të lidhet me motive terrorizmi.

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg babai i Arbër Çekajt 0 16

Lihet në burg babai i Arbër Çekajt, personit në foton sipër, i dënuar për sasinë 613 kg kokainë të kapur në Maminas 3 vite më parë.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Ekuadori ku u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Duke iu referuar burimeve, gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se edhe gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Droga u sekuestrua dje në portin e Durrësit teksa ishte porositur nga kompania e Çekajt që ndodhet në Maminas. Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Kujtojmë se djali i tij, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.