Emocione të forta: Fjoralba Ponari ndërpret xhirimet, nuk mundet të mbajë lotët në emision nga historia prekëse 0 66

Fjoralba Ponari nisi sot në ekranin e “Top Channel” episodin e parë të emisionit “Më thuaj një dëshirë”. Moderatorja ka treguar më herët se ky program i kishte dhuruar emocione të forta dhe të njëjtën gjë përcolli sot edhe tek teleshikuesit.

Një nga historitë më prekëse ishte ajo e Kevinit, i cili kërkoi një protezë për babanë e tij, që ka humbur këmbën gjatë një aksidenti. Ai tregoi se proteza e babait të tij ishte shumë e vjetër dhe se për këtë arsye nuk mundet të dalë shumë nga shtëpia. Kevin u shpreh se dëshironte shumë që një ditë të dilte me gjithë familjen për të parë një film në kinema së bashku me babain.

Për shkak të kësaj historie kaq emocionuese, Fjoralba nuk ka mundur t’i mbajë as lotët.

Pa filluar ende transemtimi i emisionit, moderatorja u shpreh se e ka përjtuar shumë këtë program dhe se prej tij ka rënë 5 kilogramë.

“Uff aman se kam rënë 5 kilogramë që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë i largoheshim qendrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”, u shpreh moderatorja.

Ndërkohë e ftuar para 2 ditësh në emisionin “Shqipëria Live” ajo ka treguar se është lidhur shumë me fëmijët aq sa ka filluar të mendojë edhe vetë të bëjë një së shpejti.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Ponari./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.