
Ditën e djeshme u publikuan me shpejtësi në rrjet disa foto të mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët shiheshin duke qendruar shumë pranë njëri tjetrit pa maska ndërkohë që mbajtja e maskës në ambient të mbyllur është e detyrueshme.
Por sipas një reagimi zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, fotoja i përket një mbledhje në muajin shkurt, kur maska nuk ishte e detyrueshme. MSH thotë se mbështet punën e Komitetit të Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për ti sulmuar ata.
Postimi i MSH-së:
Në disa portale dhe media sociale, po qarkullojnë fotografi të mbledhjeve të hershme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shoqëruar me komentet se ata “janë pa maska”.
MSHMS sqaron se fotografitë i përkasin muajit shkurt 2020 te mbledhjeve te Komitetit Teknik te Eksperteve, në kohën kur maska nuk ishte e detyrueshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet Komitetin e Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për të sulmuar punën e këtyre profesionistëve, përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave.\Albeu