Einxhel Shkira dënoi dhunën dhe shkatërrimet në protestën e djeshme, Stresi i kthehet me ofendime e fjalë të rënda! 0 37

Stresi është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar ditën e djeshme, por edhe sot në Tiranë për Klodian Rashën.

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.null

Ndër të tjera ajo shprehet se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë  në Instastory shkrimin e saj duke iu krhyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto.

Einxhel ende nuk ka reguar rreth statusit të Stresit.

Ky i fundit është shfaqur pak minuta më parë në protestë teksa ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve edhe në rrjetet sociale ku shkruan “Sot si dje ne Oren 18:00 deri sa dikush te jap dorheqje ose …! aty JEMI dhe sonte #UnJamklodiani”./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rudina Dembacaj tregon operacionin e vetëm plastik që ka bërë në trupin e saj! 0 7

Moderatorja Rudina Dembacaj përpiqet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe një veçori që e karakterizon është sinqertiteti.

Nëse e pyet Rudinën për diçka, ajo do të të thotë gjithmonë të vërtetën dhe kësaj here nuk i ka bërë “bisht” as pyetjes “Ke operacione plastike në trup apo fytyrë?

Moderatorja nuk ka vonuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke treguar se e vetmja ndërhyrje që ka bërë është në gjoks.

“Gjoksin, para 6 vitesh. Nga dobësimi, më ishte bërë për t’u futur në xhepa”- ka treguar ajo.

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij./iconstyle

Java e ditëlindjes sapo ka filluar dhe Rina Balaj mori surprizën më të bukur! 0 8

Megjithëse ditëlindja e saj është 3 ditë më pas (27 janar), këngëtarja Rina Balaj i ka nisur që tani festimet për ditën e saj speciale.

Së bashku me partnerin, Sin Boy, ajo është nisur drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimi dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot e shumta.

Festa e ditëlindjes ka nisur që mbrëmë, teksa Rina mori surprizën më të bukur me tortë e fishekzjarre.

Çifti takoi disa miq dhe u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa këngëtarja u shfaq super seksi me veshjen e ditëlindjes që i tregonte format.

Njëra prej dhuratave të mbrëmjes ishte një arush gjigant, ndërsa ne po presim me kuriozitet dhuratat në ditët në vazhdim.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës. Ajo zgjidhi “mosmarrëveshjet” me Taynën dhe pse jo, vajzat mund t’i shohim të ardhmen në një bashkëpunim.

Nërkohë, Rina është tepër e përkushtuar në projektet e saj të reja dhe ka njoftuar se vitit 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj!null

Kjo pasi këngëtarja po punon fort për një album të ri, për të cilin është tepër e inspiruar.

Rina ka treguar në një postim në InstaStory se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021!

Për më tepër, Rina ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit, në mënyrë që t’i përfshijë edhe ata sa më shumë në projektin e saj.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”- shkruan Rina.

Nuk kemi ende një datë lançimi, por jemi të gjithë sy e veshë./iconstyle