Egjipti merr “peng” anijen që bllokoi për 6 ditë Kanalin e Suezit, kërkon 1 miliard dollar 0 9

Anija gjigante e mallrave “Ever Given” bllokoi për 6 ditë Kanalin e Suezit në Egjipt. Për ta lëvizur atë e për të zhbllokuar një nga rrugët ujore me trafikun më të madh detar u nevojit një operacion i gjerë.

Tashmë kur gjithçka ka marrë fund, Egjipti kërkon 1 miliard dollar dëmshpërblim. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), Ossama Rabei, paralajmëroi se anija me vlerë 3,5 miliardë dollarë nuk do të lejohet të largohet nga Egjipti nëse çështja do të shkojë në gjykatë. Ai sqaroi se nëse hetimet do të kryheshin normalisht dhe kompensimi do të shlyhej, atëherë anija mund të lundronte sërish.

Një ditë më parë, të enjten, menaxherët e anijes thanë për “Associated Press” se ekuipazhi i anijes po bashkëpunonte me autoritetet në hetimin për zbulimin e shkakut të aksidentit me pasoja të mëdha. Ata u shprehën se autoriteteve u është dhënë edhe “kutia e zezë” e anijes.

Egjipti kërkon kompensim për kostot e operacionit të shpëtimit, por edhe për pasojat e bllokimit të kanalit nga kompania japoneze që ka në pronësi anijen, por këta të fundit kanë reaguar duke thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për fajin e tyre.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara të transportit detar në botë, pasi është distanca më e shkurtër për kalimin e anijeve nga Oqeani Indian në Atlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NASA zgjedh SpaceX për misionin e ardhshëm në Hënë 0 10

NASA ka zgjedhur SpaceX për të dërguar astronautët e ardhshëm amerikanë në Hënë, për herë të parë që prej vitit 1972, njoftoi agjencia hapësinore duke i dhënë një fitore të madhe kompanisë së Elon Musk.

Kontrata prej 2,9 miliardë dollarësh përfshin anijen hapësinore Starship, që është testuar në një qendër të SpaceX në Teksas.

“Sot, jam shumë entuziast dhe ne jemi shumë entuziastë të njoftojmë se ne i kemi dhënë SpaceX zhvillimin e sistemit tonë të uljes në Hënë”, deklaroi Lisa Watson-Morgan, përgjegjëse për këtë program në NASA.

SpaceX nxori kompaninë Dynetics dhe Jeff Bezos Blue Origin dhe u bë furnizuesi i vetëm i sistemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA shpesh zgjidhte kompani të shumta nëse një dështonte.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.

SpaceX kaloi Dynetics dhe kompaninë Blue Origin, të Jeff Bezos dhe u bë i vetmi furnizues i sitemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA zgjidhte shpesh disa kompani në rast dështimi të një prej tyre.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.

 

Aktori i njohur mbetet ‘trokë’, ish-gruaja e tij shpenzon 200 mijë dollarë në muaj për rroba 0 8

Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka thënë dje se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightoëer i ka mbaruar të gjitha paratë.

Një gjykatës ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund së shpejti.

Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat.

Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej $215,000 nga kartat e kreditit, dhe rreth $160,000 në para të thata.

Disa muaj më herët De Niro fitoi $5 milionë nga roli në filmin e gangsterëve të regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro eshte diku te $500 milionë.

foto galeri

foto galeri

Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas qe faji i ndarjes së tyre.

“Zoti De Niro është 77 vjeç. Megjithse ai e adhuron profesionin e tij, nuk duhet të detyrohet të punojë për këto arsye”, tha avokati.

Ndërsa Kevin McDonough, avokati i Hightower, refuzon pretendimet e De Niro se është ‘i varfër’ duke thënë se ka shpenzuar $450,000 për qeranë e një apartamenti veror në Amagansett në 2019, $150,000 për pushime dimërore dhe $1 milionë për fëmijët e tij të rritur në 2019 e 2020.

“Kur zoti De Niro shkon për drekë të dielën në Connecticut, ai marr një helikoter për të fluturuar atje. Ndërsa kur shkon për të takuar një mik në Florida merr avionin privat. Atij nuk i pëlqen klasi i parë me çmim $1,500, por shpenzon $50,000 për avion privat në fundjavë”, tha ai.

Nga ana tjeter avokati i De Niro thotë se ish-gruaja rriti dastikisht shpenzimet në vitet e fundit të martesës.

“Ajo shpenzoi $1.2 milion në butikë luksi: Dolce and Gabbana, rroba nga Stella Mccartney, apo dyqani Madison Etro. Manolo Blahnik.

Blerjet përfshinin gjithashtu bizhuteri në vlerë $700,000 dhe një diamant 1.2 milionë dollarë”.