
Gjermania po e bllokon përdorimin rutinë të përdorimit të vaksinës Astra-Zeneca për personat nën 60 vjeç për shkak të rrezikut nga mpiksja e gjakut.
Agjensia e barnave në Gjermani gjeti 31 raste të mpiksjes së gjakut mes 2.7 milion njerëz që e kanë marrë vaksinën në Gjermani.
Më herët, edhe Kanadaja ka pezulluar përdorimin e Astra Zeneca tek personat nën 55 vjeç.
Kompania Astra Zeneca tha se agjensitë rregullatore ndërkombëtare i kishin njohur pwrfitimet e dozave, që shkonin përtej rreziqeve nga efektet anwsore. Kompania tha se po vazhdonte të analizonte të dhënat për të kuptuar “nëse këto mpiksje të rralla gjaku kishin lidhje me vaksinat”
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet gjermane për t’iu dhënë përgjigje çdo pyetje që ata mund të kenë” shtoi kompania.
Agjensitë e barnave në Europë dhe në Britaninë e Madhe e kanë mbështetur aplikimin e vaksinës, pas disa masave që u morën nga disa vende europiane ne fillim te këtij muaj.