Edhe VIP-at njujorkezë i kalojnë festat në… shtëpi! 0 24

Pasanikët e Nju Jorkut qëndruan në shtëpi për herë të parë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve duke hequr dorë nga pushimet e tyre të zakonshme në vendet ekzotike.

Rrokaqiejt luksozë nuk u zbrazën këtë herë për menaxherët, financuesit dhe familjet me fëmijët e tyre.

Administratorët e ndërtesave kanë vendosur t’i befasojnë ata duke kryer rite dhe zakone të reja për Krishtlindje.

Dekoratave tradicionale, të cilat për këtë Krishtlindje janë më të kushtueshme se zakonisht, të bëra në një temë ose me pemë me gjelbërim të përhershëm që transformojnë lobet në pyje të vërteta, u shtohen ritualeve dhe zakoneve të reja.

Administratorët e godinave luksoze në Manhattan janë në një pështjellim të madh, përfshirë shoqëruesit, recepsionistët, ndihmësit, mbajtësit e bagazheve, punëtorët e mirëmbajtës, rojet e sigurisë, ngaqë ”padronët” kanë mbetur në shtëpi për shkak të forcës madhore të koronavirusit.

Në disa salla të rrokaqiejve më prestigjiozë do të ketë zona të dedikuara për fëmijët që banojnë në këto ndërtesa, të cilët do të jenë në gjendje të pinë çokollatë të nxehtë, të shijojnë mini marshmallows dhe biskota, ndërsa një Babagjysh i vërtetë i Vitit të Ri do t’u shpërndajë atyre çanta plot ëmbëlsira duke shmangur që të dalin në rrugë për ta takuar.

Ekipet e rrokaqiejve të maskuar do të sigurohen që të gjithë të argëtohen duke siguruar distancë të sigurt.

Duke lëvizur në Midtown, në çatitë e rrokaqiejve më luksozë, të zbukuruar me drita spektakolare të Krishtlindjeve, do të jenë të hapura në mbrëmje për godina me rezervime për të parë yjet dhe horizontin e qytetit ndërsa do të shijojnë dollitë me shampanjë dhe kokteje.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Upsss! Konkurrenti i ”Për’puthen” plas ”bombën”: E kam shoqëruar me makinë, Ana më ka kërkuar të… 0 7

Në puntatën e sotme në Përputhen ka pasur mjaft tensione. Arbri ka akuzuar Anën se ajo i ka kërkuar që të dalin çift, ndërsa ajo e mohon. Arbri madje u shpreh se këtë gjë ajo ja ka kërkuar kur kanë qenë të ftuar në emisionin e Luanës. Këtë të fundit ai e akuzon edhe për dyfytyrësi

Debati:

Ana -Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë,, më lër ore të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh

Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet e moshën

Mevlani: E kam me kilometrat kjo

Ana: pse grricesh kot.

Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagimi nga unë, je arrogante vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thënë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar . Je arrogante, je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete.

Ana: bravo të qoftë

Arbri: Ti kur ishim te Shiko Kush Luan më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe

Ana : Je i sigurt që ti kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha

Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ca më ke thënë, mohoje po deshe.

Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.

Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dh emë ka thënë dua të dal çift me ty

Ana: Kjo është paturpsi Bora. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbrit i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai.

Arbri; Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj

Koordinatori i LSI në Vorë publikon letrën për MSH: Mjekët dhe infermierët ankohen se u mungojnë dorezat, maskat dhe dezinfektantët 0 6

Koordinatori i LSI, Vojo Bregu ka publikuar një letër të mjekëve dhe infermierëve të Vorës për Ministren e Shëndetësisë.

Në letrën e publikuar nga Bregu, mjekët e infermierët ankohen se nuk kanë dorëza, maska e dezinfektantë.

Ai akuzon qeverinë se mjekët dhe infermierët sot përballen me një sistem të korruptuar që ka lënë pa mjete mbrojtëse vijën e parë, por kjo do të ndryshojë kur të gjithë të flasin hapur.

 

 

 

STATUSI NGA VOJO BREGU

NA MUNGOJNE DOREZAT DHE DEZINFEKTANTET!

Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë.

Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar nje ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen per apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur.

Si mjekët dhe infermierët e Vorës.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)