Edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën, por…”! Robert Ndrenika flet për protestën kundër vrasjes së 25-vjeçarit 0 40

Artisti i madh, Robert Ndrenika, reagon për protestën e zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Aktori i mirënjohur është shprehur se “Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e URREJ!!!”

Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave”, pas mesnatës së të hënës, ngjalli revoltë masive te qytetarët, të cilët kanë protestuar prej dy netësh, duke sulmuar institucionet, por edhe policinë, që nga ana e saj ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PD i përgjigjet Ramës: Edhe ditën që humbe gjyqin me Beketin, akuzon opozitën 0 8

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzës së kryeministrit Edi Rama në reagimin e tij të parë pas humbjes së gjyqit me biznesmenin italian Francesko Beketin për mbylljen e televizionit Agon Channel. Në një postim në Twitter, Rama derdhi një lumë akuzash ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Partisë Demokratike.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij.

Por për Partinë Demokratike ky është një reagim i papranueshëm.

“Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën. Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës. Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë” – thuhet në një deklaratë të selisë blu.

Gjyqi 110 mln euro i Beccettit, reagon Meta: Vendimi për kapriçon e Ramës, të hetojë SPAK 0 17

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin mbi humbjen e gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se e ka paralajmëruar prej kohësh qeverinë që të hiqte dorë nga arroganca dhe të tërhiqej nga vendimet abuzive. Meta theksoi se vetëm për tekat dhe kapriçot personale të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Mes të tjerash Meta i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Reagimi i plote

E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë. Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro. Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion. Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë.