E ZHDUKUR prej 2 muajsh në Greqi, flet avokati i familjes së 19-vjeçares shqiptare: Ajo është parë me dy burra, po e mbajnë forcërisht 0 49

Artemis Vassilis rezulton e zhdukur prej 2 muajsh në Greqi.

Që prej 19 tetorit ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë jete dhe familja e saj është shumë e shqetësuar.

Mediat greke shkruajnë se historia e 19-vjeçares është kthyer në një ngjarje misterioze.

Avokati i familjes, Anastasios Dougas ka thënë se ajo është parë në Volos dhe ka qenë e shoqëruar nga dy bura rreth moshës 30 vjeç.

Sipas tij, 19-vjeçarja është gjallë dhe po mbahet e mbyllur diku me forcë.

“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen pa shenja për arsyet e saj. Artemis u largua nga shtëpia për një intervistë për punë. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos, sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis po kalonte nëpër një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat.

Ne gjithashtu kemi një dëshmi se ajo u pa në Peania, afër dyqanit Vodafone, duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë dhe duke u larguar me shpejtësi marramendëse…Jam i bindur që Artemis, nëse do të kishte mundësi, do të kontaktonte nënën dhe babanë e saj. Artemis ishte afër familjes së saj, ajo nuk kishte ndonjë problem dhe kjo është një shqetësim i veçantë për ne. Ne apelojmë, kushdo që ka parë dhe di gjë më të vogël për Artemis, të kontaktojë qoftë edhe në mënyrë anonime me Policinë dhe të na ndihmojë”,- ka thënë avokati i familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.