E zbuloi ajo vetë! Herë tjetër më mirë mos e pyesni Lori Hoxhën sa i kushtojnë pantallonat se çmimi do iu lërë pa fjalë! 0 45

Pyetja më e zakonshme ne ‘Instagram’ është “ku e ke blerë filan gjë”, pas “asaj se sa kushton”. Mesa duket Lori Hoxha duhet të ketë marrë shumë pyetje të tilla përpara se ajo të vendosë të publikojë link se ku i ka blerë pantallonat e saj të lëkurës. Pa shumë komente, Lori ua ka bërë qejfin të gjithëve duke u thënë “meqë i donit, ja dhe unë e vura link”. Po ta klikosh shkon sigurisht aty ku mund t’i blesh, as më shumë e as më pak sesa 910 euro.

2C273C30-C6C0-4C31-9D72-6D3443A86EDC-230x400.jpg

7CA192BC-3ADD-44C5-8535-455EA2EB8366-206x400.jpg

Ndaj të dashura goca, nëse nuk keni jetë pak a shumë si të Lorit, tek faqja e saj bëni mirë të frymëzoheni përpara se të shkoni në dyqanet popullore për të gjetur diçka të ngjashme. Lori vesh vetë shumë herë dhe Zara, ndaj forca: stili ka rëndësi, nuk ia vlen të pyesim për çdo gjë “ku e ke blerë” se mund të mbetemi pa frymë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.