“E përjetuar me lot”, Stresi publikon një pjesë të këngës dedikuar Klodian Rashës 0 39

Stresi ka qenë ndër të parët nga personazhet e njohur që doli në mbështetje të protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Madje reperi është shpallur në kërkim nga policia për shkak se organizoi protestën si mik i të ndjerit. Ndërkohë sot Stresi nuk ka qenë i pranishëm në protestë, por ka ndarë një pjesë kënge që i ka prekur të gjithë.

Reperi ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një këngë të re, e cila është shumë aktuale me situatën për Klodian Rashën. Producenti Edlir Begolli nuk ka mundur t’i rezistojë tekstit prekës dhe e ka ndarë me të gjithë. Më pas Stresi e ka ripostuar në adresën e tij.

“Është zëri i nanës që qan ku e ka djalin e vet. Ajo nuk flen ku me dit se sa netë, del te dera veç e pret”, shprehet Sresi në këngën në fjalë.

Ai tregon se këtë projekt e ka përjetuar me lot dhe se do të vijë në bashkëpunim me një artist tjetër, por nuk e ka zbuluar se më kë. Nuk dihet as se kur kënga do të pblikohet, por duket se Stresi ia dedikon Klodianit dhe familjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.