E përdori edhe Trump kur u prek nga Covid 19, profesori i Oksfordit tregon për efektet e shkëlqyera që ka ky ilaç 0 45

Shërbimet shëndetësore në Britaninë e Madhe kanë dhënë një lajm të mirë për zbulimin e një ilaçi eksperimental, i cili po testohet në shërbimin shëndetësor.

Sipas burimeve bëhet me dije se ilaçi është 100 përqind efektiv në mbrojtjen ndaj rasteve simptomatike të koronavirusit. Kështu raporton e përditshmja britanike, “Daily Mail”.

Kompania Regeneron Pharmaceuticals bëri të ditur se ilaçi i saj REGEN-COV sjell një reduktim 100 përqind të infeksioneve simptomatike mes atyre që e kanë marrë këtë koktejl të përbërë nga dy antitrupa.

Ilaçi është vlerësuar si një ‘kurë’ nga ish-presidenti Donald Trump, i cili e mori atë kur u prek nga koronavrusi. Sipas gazetës britanik, ilaçi po ashtu redukton shkallën e infeksioneve në total- përfshi edhe ata asimptomatikë- me rreth 50 përqind.

 

Në lidhje me këtë ilaç, profesori i Oksfordit Peter Horby tha se nuk ka ndonjë sinjal për efekte anësore shqetësuese.

 

Ndërkohë që po vazhdon procesi i vaksinimit, ekspertët kanë paralajmëruar se brenda gjashtë muajsh në botë do ketë edhe një kurë efikase për virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.