E patë? Atdheu dhe Melisa thumbojnë njëri-tjetrin në INSTAGRAM! Shihni FOTOT para se t’i fshijnë! 0 41

Ditën e djeshme në “Përputhen Prime” u transmetuan disa pamje të Atdheut dhe Sindit në prapaskenë. Fotot ishin shkrepur nga Tea, kur dyshja mendonin se kamerat ishin të fikura.

Atdheu dhe Sindi shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, cfarë nxiti shumë debat në studio. Melisa e konsideroi Atdheun “Mevlan të dytë”, për shkak të mungesës së sinqeritetit. 

Konkurrenti tha se është mes dy vajzave, mes Sindit dhe Melisës, ndërsa Arian Konomi u shpreh: “Atdheu është për kë t’i dalë para sepse është i bindur që është shumë joshës, është shumë seksi”.

Ditën e sotme, konkurrentët kanë filluar me thumba në rrjete sociale. Atdheu ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar: “Disa njerëz në jetën tonë vijnë me datë skadimi.”

95db0c2d-0c33-45a3-a9f5-ce9f5c10aeae.jpg

Pas tij, Melisa ka publikuar një foto të saj, duke shkruar: “Të mos kesh ndjesi kundrejt një personi nuk është gabim. Gabim është justifikimi i kësaj mungese ndjesish.”

7f6a9606-ea2e-430a-b678-81ed8e38ec7d.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktorja e dashur shqiptare do të jetë protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit! 0 7

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabele ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntoreve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.

Së fundmi, producenti ka zbuluar gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.

Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila festoi dje ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

Eva Murati zbulon arsyen e mungesës së saj në ekran 0 3

Eva Murati mungoi në emisionin e të mërkurës në ekran dhe ky fakt i ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj. Për këtë arsye, Eva është detyruar të japë një shpjegim dhe të zbulojë pse mungoi në program. Ajo ka treguar se nuk ka qenë e pranishme për shkak se ka qenë e sëmurë dhe fatmirësisht nuk ka lidhje me Covid-19. Moderatorja është shprehur se trupi i saj pësoi një “kolaps” pas aventurave të saj të fundit.

“Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në Champions League po shkruaj këtu! Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Ne 4 vjet Champions kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme por për shkak se isha e semurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program! Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq) Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva, teksa ka publikuar një foto të saj tërësisht pa make up.