E mbani mend? Luana Vjollca 16-vjeçare duket shumë ndryshe nga sot 0 25

Luana Vjollca u rikthye para dia ditësh nga pushimet e saj në Dubai, ku përjetoi disa eksperienca unike. Ajo u zhyt në det dhe pa nga afër gjithë jetën nënujore. Po ashtu gjatë këtyre pushimeve ajo provoi edhe çmendurinë më të madhe të jetës, duke u hedhur me parashutë nga një ndërtesë shumë e lartë.

Menjëherë pas këtyre pushimeve plot adrenalinë, Luana ju rikthye punës, që aq shumë e do. Me të mbërritur në Shqipëri moderatorja udhëtoi drejt Prishtinës për të regjistruar një këngë të re. Ajo publikoi disa foto nga studioja muzikore dhe ka zbuloi se ka gati një këngë, që i përket rrymës së preferuar muzikore. Luana nuk ka treguar detaje të tjera, se kur do të publikohet kënga dhe nëse do të ketë një videoklip për të apo jo.

Ndërkohë që këto kohë kanë qenë të qeta për Luanën, pa shumë angazhime profesionale, ajo është bërë nostalgjike. Moderatorja ka ndarë sot në rrjete sociale disa foto të saj, të realizuara 13 vite më parë. Luana ka pozuar për revistën “Jeta”, në kohën kur ishte ende brune. Moderatorja shihet me shumë kilogramë më pak në trup, ndërsa në atë kohë ka qenë vetëm 16 vjeçe.

Ajo e filloi eksperiencën në televizion në adoleshencë së bashku me motrën e saj, Marinën, si velina në emisionin “Fiks Fare”. Të dyja ato spikatën për talentin dhe shkathtësinë e tyre dhe menjëherë u kthyen në moderatoret më të preferuara të publikut./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 12

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱