E kritikuan KEQ për këtë DETAJ, reagon ashpër Ana e PërPuthen: Plasini sytë…[FOTO] 0 41

“Përputhen” ka qenë një ndër programet më të ndjekur së fundmi duke shkaktuar goxha debat në rrjetet sociale. Një ndër vajzat më të komentuar ishte Ana, e cila vazhdon të përflitet edhe pas përjashtimit nga programi.

Së fundmi, Ana e “Përputhen” i befasoi të gjithë me disa foto të postuara në rrjetet sociale, por krahas komplimenteve, pasuan edhe shumë komente për ndërhyrje në fotografi.

Kjo ka bërë që Ana të reagojë përmes një postimi duke publikuar versionet e paedituara.

“Duke qenë se u komentua shumë tek Arbër Bytyqi për photoshop, atëherë shikojini këto janë fotot origjinale. Duart e arta të Arbër Bytyqit nuk mund t’i hidhni poshtë ose duke nxjerrë vrerë” – shprehet bukuroshja duke zbuluar se dallimi është i papërfillshëm mes shkrepjeve.

00_park-16.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.