E konfirmon Bearti: Po, jam ndarë nga Tea 0 25

Lidhja mes Teas dhe Beartit duket se ka pësuar një krisje.

Madje, ditëve të fundit janë shtuar dyshimet se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

E këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bearti. Ai në një prononcim, ka deklaruar se tashmë i ka dhënë fund romancës me vajzën nga Shqipëria.

I pyetur se a është ndarë nga Tea, Bearti ka thyer heshtjen.

“Po, është e vërtetë”, ka deklaruar Bearti.

Tea dhe Bearti u bënë çift pasi dolën nga emisioni “Për’puthen”.

Ishte Tea ajo që fillimisht doli nga ky emision si çift me Andin, por pas daljes, u pa me Beartin.

Pas shpërndarjes së disa fotografive, edhe vetë Tea dhe Bearti e konfirmuan se janë në një lidhje dashurie dhe se dalja e Teas me Andin si çift ishte veç sa për sy e faqe.

Por, as lidhja me Beartin nuk i shkoi gjatë.

Para pak ditësh, Tea përmes disa postimeve në Instastory, la të kuptohet se gjërat në mes saj dhe djalit nga Kosova nuk janë më siç ishin në fillim.

Ata rralluan fotot me njëri-tjetrin, por shpeshtuan postimet të cilat çonin në dyshimet se janë ndarë.

Madje, e pyetur nga ndjekësit në Instagram a është e lumtur, Tea ishte përgjigjur “Jo”.

Nga një çift që ndanin gjithçka me publikun përmes rrjeteve sociale, ata tashmë nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jonida Vokshi merr urimin e ndjerë për ditëlindje 0 6

Jonida Vokshi ka festuar ditëlindjen ku ka marrë urime nga më të ndryshmet. Urimin më të veçantë moderatorja e ka marrë nga bashkëshorti i saj Besnik Krapi, ku edhe e ka postuar në Instagram.

Nëpërmjet urimit Besniku ka zbuluar ‘padashje’ se Jonida mbush sot 35 vjeç, por kjo nuk ka aspak rëndësi për çiftin, pasi ata ndihen  shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

“Edhe krejt botën të ta jap dhuratë prap humbas pasi më dhurove Emin. Jam dorëzuar. Gjithmonë do jesh në avantazh. Lutem që kur Emi të festojë 35-vjetorin të jetë po kaq e bukur sa ti dhe ne do duhemi edhe më shumë se sot. Të dua dhe urime”, ka shkruar ai krah fotos.