E FUNDIT/ Rekord shifrash të infektuarish ditor në vendin tonë, humbin jetën 8 persona 0 54

Prej ditësh shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë vijojnë të jenë të larta.gjatë 24 orëve të fundit nga 1 927 testime janë konfirmuar të infektuar 495 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë, 20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Gjithashtu gjatë 24 orëv etë fundit betejën me Covid në vendin tonë e kanë fituar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese./abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: