E eleminoi pas skenave ‘të nxehta’ në dush, Arjana HABIT me deklaratën: Janë ca gjëra që vetëm unë dhe Saimiri i dimë…. 0 13

Dy javë më parë, Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arjanën në ambientet e një palestre, ku siç dihet nuk është vend i përshtatshëm për biseda e sigurisht as ata nuk kanë folur shumë. Dyshja ka kaluar disa momente romantike në pishinë dhe në dush, duke shkëmbyer puthje. Këto skena ndezën rrjetin teksa nuk munguan edhe kritikat pasi shihej si një skenë e tepruar.

Megjithatë, këtë të hënë Saimiri e hoqi nga gara Arjanën. 33-vjeçari na ka surprizuar disa herë me eleminimet e tij, duke larguar nga gara vajza me të cilat ka patur afrimitet. Ashtu ndodhi edhe me Arjanën, për të cilën Saimiri nuk kishte rezervuar një trëndafil këtë të hënë.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram më herët këtë javë, teksa ka falenderuar të gjithë personat që e mbështetën, Ariana tregoi se rrugëtimi i saj nuk mbyllet këtu, por sapo ka nisur.

Ndërkohë, në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo tha se e priste largimin këtë javë, por nuk preferoi të zbulojë arsyet, për të cilat u shpreh se vetëm ajo dhe Saimiri i dinë. Ajo është shprehur se i kanë mbetur disa pengje nga emisioni, por preferon që 33-vjeçari t’i kuptojë vetë në të ardhmen.

“Janë disa arsye që vetëm unë edhe ai i dimë, nuk dua t’i ndaj me publikun, por dua të them që mund të ishte edhe arsyeja që tha ai (patëm vetëm tërheqje fizike)…Nuk më ka dhënë mundësinë që të më njihte më tepër, të njihte botën time të brendshme apo jetën time reale, nuk donte dhe kjo ishte e gjitha. Më kanë ngelur shumë gjëra peng që do të doja t’ia them, por nuk do ia them. Dua që nesër, pasnesër, ai ta kuptojë vetë çdo gjë. Kaq.”, përfundon ajo, duke bërë që të ‘ndizet’ kurioziteti!

640-0-5ffd897dbd22b-396x600.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kiara Tito festoi ditëlindjen dhe në festë nuk mungonte as Butrinti! 0 6

Moderatorja Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj. Kiara kishte organizuar një festë ku kishte mbledhur miqtë e njerëzit e saj më të dashur, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer.

Në sfond është kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur.

-640-0-600730dd502b9.jpg

Moderatorja dukej shumë seksi me një fustan me dekolte të hapur e që i nxirrte linjat trupore.

 

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri