E dhimbshme! Reperi i famshëm ndërron jetë në moshën 50-vjeçare 0 19

Reperi i njohur, DMX është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i të cilit është Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ai ishte shtruar në spital që java e kaluar kur pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York. Qindra persona thuhet se u mblodhën të hënën për t’u lutur dhe për të ofruar mbështetje për DMX, ndërsa ai mbetej i shtruar në spital pas një sulmi në zemër që pësoi të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 3

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al