
Një prej banoreve të fshatit Miras të Devollit, ka hedhur poshtë akuzat për Irena Zerian, e cila është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe.
Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra, fqinja e 46-vjeçares tha se Irena është një grua dhe nënë e shkëlqyer.
Sipas saj, gjithçka ka qenë aksidentale dhe se vajza e saj ishte mbytur nga një mollë dhe se nuk e kishte vrarë nëna, siç pretendon drejtësia greke.
Irena grua e përsosur. Shumë e mirë është. Ne bëmë 30 vite këtu. Është grua e shkëlqyer, nënë e mirë. Nuk arrihet. Si çdo familje, shkoi në emigrim. Lindi fëmijë. Fëmija po hante një mollë. Ka qenë e ngarkuar psikologjikisht. Ajo rendi t’ia heqë mollën që kishte futur në gojë. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ja u them unë pasi unë kam pirë një kafe me të kur u qetësua dhe u ambientua. Lindi dy fëmijë. Burri më shumë në Greqi, kush i rriti fëmijët?! Vajzën e ka në Universitet djalin po ashtu, kush ja rriti, unë?! Joo..por edukata e saj.”, tha fqinja e saj. /BW #albaniareport_al