Zhduket” Skënder Gega, nuk drejton Kukësin në Kupë, trajneri rezulton pozitiv me COVID-19 0 55

Pas dy rezultateve negative në startin e sezonit, mbi të ardhmen e Skënder Gegës u ngritën disa pikëpyetje. Trajneri i Kukësit nuk ishte sot i pranishëm në sfidën kundër Besës në Kupë, duke shtuar edhe më shumë zërat.

Nuk bëhet fjalë për një vendim sportiv, Gega prej disa ditësh nuk ndihet mirë, ka pasur temperaturë dhe për të mos rrezikuar asnjë nga stafi dhe lojtarët, nuk ka qenë i pranishëm as në seancat e fundit stërvitore dhe as në sfidën kundër Besës.

Gega është vetë izoluar fillimisht, ndërsa tashmë ka dalë dhe përgjigja e tamponit qe konfirmon se trajneri është prekur nga COVID-19. Lajmi i bërë publik nga BalkanWeb, është konfirmuar nga ana e klubit të Kukësit me anë të një reagimi për mediat:

Trajneri

Komunikatë e klubit
Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!
Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.
Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty 💪🏻 /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!