“Dyfishimi i ndihmës ekonomike do mbetet në fuqi”, Rama: Sa shqiptarë përfituan gjatë pandemisë, jemi të dytët në rajon pas Serbisë që… 0 18

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus”, kryeministri Edi Rama u ndal te situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Duke u ndalur te personat e prekur indirekt nga koronavirusi, Rama tha se janë rreth 300 mijë shqiptarë që kanë përfituar pagë lufte, si dhe shumica e atyre që humbën punën në periudhën mars-qershor janë rikthyer në vendin e punës.

Sa i përket ekonomisë, kryeministri tha se Banka Botërore parashikon rritje me 5%, ndërsa FMN një rritje prej 6%.

“Do kaloj tani te situata me pandeminë, duke u ndalur tek ata që nuk janë prekur direkt nga virusi, por është prekur ekonomia e tyre. Sot them që janë afër 300 mijë shqiptarë, që kanë përfituar direkt pagë lufte. Ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar me një hap kongresist, duke hequr taksën dhe duke u bërë i vetmi vend në rajon me zero taksë mbi fitimin për biznesin e vogël dhe zero TVSH për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit.

Nga ana tjetër, ishte garancia sovrane si mbështetje për biznesin e madh, si dhe mbështetjen e disa sipërmarrjeve. Sot që flasim janë 560 entitete që kanë përfituar nga instrumenti i parë i garancisë sovrane, një shumë prej 53 milionë eurosh, dhe mbi 200 entitete të tjera që kanë përfituar nga instrumenti i dytë i garancisë. Në total kanë përfituar 53 mijë punonjës.

Një tjetër e dhënë që i referohet regjistrit të të punësuarve është që në Shqipëri zyrtarisht në momentin e goditjes së madhe mars-qershor rezultuan të papunë menjëherë 33 mijë persona dhe faktikisht sot janë më shumë se 20 mijë prej tyre që janë rikthyer në vendin e punës. Kemi një program të veçantë për nxitjen dhe mbështetjen e kthimit në punë të asaj pjese të mbetur që humbi vendin e punës për shkak të pandemisë.

 

 

Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, të cilën do ta mbajmë në fuqi edhe gjatë vitit të ardhshëm, deri në fund të luftës me këtë armik të padukshëm, për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, pavarësisht nëse kanë apo jo persona të prekur nga Covid-i. Hyjmë në vendet që kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme në raport me PBB. Jemi në vendin e dytë në rajon, vetëm pas Serbisë, e cila kaloi fazën e parë në një proces elektoral. Sipas Bankës Botërore, si rezultat i masave të marra, ekonomia shqiptare dhe ajo malazeze do të jenë dy ekonomitë që do të rimëkëmben më shpejt nga goditja e rëndë e pandemisë.

BB parashikon 5% rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, FMN e parashikon 6%, por ajo që mbetet me rëndësi përtej këtyre shifrave është se falë faktit që paralelisht ne kemi zhvi8lluar luftën në front duke mbështetur financiarisht ata që u prekën më shumë dhe drejtpërdrejtë nga pasojat e kësaj lufte dhe kemi vijuar disa procese të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është ai i rindërtimit, padiskutim që ekonomia jonë ka një bazë të qenësishme për t’u rritur dhe për të vazhduar të rritet në mënyrë të qëndrueshme pas kësaj goditjeje”, u shpreh kryeministri Rama.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 12

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle

Një miss i përjetshëm! Nuk keni për ta besuar kur të mësoni se sa vjeçe bën sot Diellza Kolgeci 0 12

Diellza Kolgeci mbetet padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Që nga koha kur është shpallur Miss Kosova në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe thuajse asgjë nuk ka ndyahur tek Diellza. Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtën freski dhe linja trupore perfekte, pavarësisht se tashmë është edhe nënë e një vajze.

Sot Diellza feston ditëlindjen dhe bën 42 vjeçe. Ndonëse shumë vajza e gra mund ta kenë problem ta tregojnë moshën e tyre për Diellzën është tërësisht e kundërta, sepse nuk ka pse t’i “trembet” këtij fakti. Ditën e sotme ajo ka publikuar një nga urimet e vjetra që ka bërë për veten dhe ka treguar se tek ajo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit se është bërë nënë dhe ndihet më e përmbushur.

“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela. Ju dua”, ka shkruar Diellza në postimin e saj.

Kujtojmë se në muajin prill të vitit 2018, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Helena.\iconstyle