Dy gola nga Ibrahimoviç, Milan fiton derbin pas 4 vitesh 0 64

Derbi mes Milanit dhe Interit është fituar nga kuqezinjtë, të cilët pas 4 viteve kanë arritur të mposhtin zikaltrit, me rezultatin 2-1. Ka qenë Zlatan Ibrahimoviç protagonisti kryesor i ndeshjes, i cili në minutën 13-të dhe më pas me një penallti në minutën e 16-të arriti të vulosë fitoren e Milanit.

Ndërkohë i vetmi gol i Interit u shënua nga Lukaku në minutën e 29-të, ndërkohë që  një penallti në favor të tyre në minutën 76’ u anulua pas verifikimit nga VAR.

Milani vazhdon të qëndrojë  në krye të tabelës së Serisë A, ndërsa Interi renditet i gjashti me 7 pikë./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Goditja e fundit, largohen nga ‘’Super League’’ Milan dhe Atletico Madrid, ngelen vetëm 3 klube 0 23

Atletico Madrid dhe Milan largohen përfundimisht nga ‘’Super League’’. Ato kanë ndjekur shembullin e 6 klubeve të tjera angleze dhe të Interit pak më parë.

Ndërkohë pjesë e projektit kanë ngelur ende Real Madrid, Juventus dhe Barcelona. Ndërkohë Presidenti i Juventusit, Andrea Angelli ka deklaruar se ky projekt nuk mund të vijojë më.

Këmbëngulës mbetet vetëm presidenti i madrilenëve, Florentino Perez i cili theksoi se marrëveshja e klubeve nuk mund të thyhej lehtë, ndërsa Barcelona ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Formacionet zyrtare: Reali në kërkim të tri pikëve ndaj Cadizit 0 18

Real Madridi është mysafir i Cadizit në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga që zhvillohet në Estadio Ramon de Carranza.

Los Blancos e humbën mundësinë për t’iu afruar më shumë Atletico Madridit pas barazimit ndaj Getafes dhe tash qëndrojnë tri pikë prapa.

Cadizi mban vendin e 13-të në tabelë me 36 pikë, nëntë pikë larg zonës së rrezikut.