Duhet ende të presim! Zbardhen detaje nga kënga e Dafinës dhe Tunës që pritet të bëjë namin! 0 23

Tuna dhe Dafina Zeqiri bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.

Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.


Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin ok, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte. Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA.

Pak muaj më parë Dafina tha se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjese njera tjetres. Dhe si duket ajo që tha Dafina është shumë e vërtetë, madje ato tani edhe e përkrahin njëra-tjetrën. Por, jo vetëm kaq!

Disa ditë më parë u raportua se dy artistet do vijnë me një super bashkëpunim.

Raportohet se kënga do publikohet në verë e 2021 dhe ka qenë Dafina ajo që e ka bërë ftesën për këtë projekt që premton shumë për stinën e nxehtë të 2021.

Kënga në studio është regjistruar dhe tashmë ka mbetur vetëm videoklipi.

Dafina pritet të publikojë së shpejti bashkëpunimin me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.

Kurse Tuna ka qenë në qendër të vëmendjes pasi po përflitet për një ndarje nga Patrisi. Ajo hoqi mbiemrin e tij nga Instagrami i Tian, të birit. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje ajo e ka hequr edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Sakaq, Prive ka raportuar se Tuna është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup. Ndërkaq, Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit dhe jo në atë ku është apartamenti i këngëtares.

Në fillim të vitit ajo hoqi mbiemrin e Patrisit edhe nga llogaria e saj e Instagramit, por asokohe u shpreh se kjo ka ndodhur për arsye profesionale.

Sakaq, pak muaj më parë Tuna u përfol se është shtatzënë për herë të dytë, dyshime që u shuan shumë shpejt nga një foto e saj me barkun e sheshtë me rroba banjo.

Nga ana tjetër, edhe Patrisi e ka hequr Tunën nga personat që ndjek por ka ende fotot familjare në profilin e tij, ndryshe nga artisja që ka vetëm fotot me të birin./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Java e ditëlindjes sapo ka filluar dhe Rina Balaj mori surprizën më të bukur! 0 9

Megjithëse ditëlindja e saj është 3 ditë më pas (27 janar), këngëtarja Rina Balaj i ka nisur që tani festimet për ditën e saj speciale.

Së bashku me partnerin, Sin Boy, ajo është nisur drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimi dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot e shumta.

Festa e ditëlindjes ka nisur që mbrëmë, teksa Rina mori surprizën më të bukur me tortë e fishekzjarre.

Çifti takoi disa miq dhe u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa këngëtarja u shfaq super seksi me veshjen e ditëlindjes që i tregonte format.

Njëra prej dhuratave të mbrëmjes ishte një arush gjigant, ndërsa ne po presim me kuriozitet dhuratat në ditët në vazhdim.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës. Ajo zgjidhi “mosmarrëveshjet” me Taynën dhe pse jo, vajzat mund t’i shohim të ardhmen në një bashkëpunim.

Nërkohë, Rina është tepër e përkushtuar në projektet e saj të reja dhe ka njoftuar se vitit 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj!null

Kjo pasi këngëtarja po punon fort për një album të ri, për të cilin është tepër e inspiruar.

Rina ka treguar në një postim në InstaStory se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021!

Për më tepër, Rina ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit, në mënyrë që t’i përfshijë edhe ata sa më shumë në projektin e saj.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”- shkruan Rina.

Nuk kemi ende një datë lançimi, por jemi të gjithë sy e veshë./iconstyle

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 18

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle