“Dua t’iu kërkoj falje familjarëve të viktimës”, Gjykata lë në burg efektivin e Shqiponjave, 25 vjeçari shfaqet kokëulur dhe i penduar në seancë 0 51

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e Shqiponjave Nevaldo H., i cili akuzohet s eka qëlluar me armë zjarri 25 vjeçarin Klodian Rasha duke i marrë jetën.

 (FOTO)Vetë efektivi 25 vjeçar i Shqiponjave ka thënë në sallën e gjyqit se donte që familjarët e Klodianit të ishin prezent që t’iu kërkonte falje. Më herët, ai i ka thënë gjyqtares që të merrte çfarë vednimi të donte, sepse i penduar ka thënë se tashmë ai kishte vrarë një njeri.

“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta”, mësohet të ketë thënë efektivi Nevaldo H. në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se, në orët e para të datës 8 dhjetor, efektivi i Shqiponjave Nevaldo H. bashkë me një koleg ishin duke patrulluar në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe aty konstatuan 25 vjeçarin që qëndronte pranë një peme. Ata i kanë kërkuar të afrohet por në atë moment Klodian Rasha është larguar me vrap.

Efektivi Nevaldo H. i është vënë pas dhe në ndjekje e sipër dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar për pasojë vdekjen. Ai e ka dërguar vetë me autoambulancë trupin e 25 vjeçarit në spitalin e Traumës por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Screenshot_5.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.