Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj në “Billboard Women in Music”, performon këngën legjendare! 0 16

Për të hapur edicionin virtual 2020 të “Billboard Women in Music”, Dua Lipa u shfaq me super energji dhe në top formë për të dhuruar një performancë të mrekullueshme të “Boys Will Be Boys”.

Artistja me famë botërore vërtetoi se ishte zgjidhja e duhur për të nisur mbrëmjen teksa performanca e saj kur këndon “boys will be boys … but girls will be women.”

Këngëtarja 25-vjeçare impresionoi shikuesit me vokalin e saj teksa shoqërohej nga një kuartet harqesh. Duke kënduar në një skenë gati të zbrazët, e shoqëruar me një kor të fuqishëm, qëllimi i performancës ishte ngritja e zërit ndaj ngacmimeve seksuale dhe ndarja e përvojave të grave të cilat janë lodhur nga sjellja toksike e burrave.

Dua Lipa publikoi “Future Nostalgia”, albumin e saj të dytë, në fillim të këtij viti dhe më 27 nëntor mbajti super koncertin virutal, Studio 2054, që u ndoq në platformën online nga më shumë se 5 milionë persona në të gjithë botën.

Ajo rrëmbeu çmimin “Women in Music Powerhouse” të këtij viti, pasi ka dominuar në klikime, shitjen e albumeve dhe radio.

Dua tha ndër të tjera në fjalën e saj: ‘Le të vazhdojmë të festojmë për gratë dhe të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vajzat e reja që të jenë fuqitë e së ardhmes.’

Ajo është feministe siç ka deklaruar disa herë, dënon seksizëm brenda industrisë së muzikës, dhe mbështet fuqimisht komunitetin LGBTQ.

“Është e rëndësishme për mua të tregojmë unitet midis grave,” i tha ajo Vogue më parë në mars. ‘Ne duhet të shohim më shumë vajza së bashku, më shumë diversitet. Për shumë kohë, njerëzit kanë vënë gratë kundër njëra-tjetrës. Nuk duhet të jetë kështu.”/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Luana Vjollca bën një ndryshim të vogël në look, por duket shumë ndryshe nga më parë 0 7

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit. Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij. Dy të ftuarit e mbrëmjejes së nesërme, Dontai dhe Kaoruy, që janë një çift vlogger të njohur, kanë publikuar në Intagramin e tyre një foto përkrah Luanës.

Në imazhin që ata kanë publikuar, Luana shihet me flokë të prera me balluke, që i japin një pamje komplet tjetër. Pavarësisht se është një ndryshim i vogël, këto balluket  e prera drejt i ndryshojnë gjithë “look”-un moderatores dhe sërish ajo duket shumë bukur.

Mesa duket balluket e prera drejt do të jenë trend i këtij viti, pasi edhe Jonida Vokshi bëri të njëjtin ndryshim ditën e djeshme. Ndërkohë vetë Luana nuk ka publikuar asnjë foto me pamjen e re, sepse siç duket dëshiron t’ua lërë si surprizë fansave të saj.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vjollca zbuloi se “Shiko kush luan” po i vjen fundi, sepse emsiioni pritet të finalizohet në 30 janar.iconstyle

Pas Andit largohet edhe Tea nga ‘Për’puthen’! Zbulohet VENDIMI i papritur i Teas! 0 11

Andi papritur ka vendosur të mos bëhet pjesë e “Përputhen” prej disa ditësh dhe ndonëse fillimisht u tha se arsyeja ishte shëndetësore, dje moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora. Ndërkohë Tea tregoi se ai ka hatërmbetje me produksionin.

Tani të gjithë janë kuriozë nëse Tea do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit nëse Andi nuk rikthehet. Ajo duket se e ka marrë një vendim dhe e tregon përmes postimit të fundit në Instastory.

“Nëse nuk vjen Andi a do dalësh nga Përputhen?”, e pyet një fans. “Sigurisht që po”, përgjigjet Tea.

-640-0-60006023a0d6b.jpg