Dua Lipa pjesë e videolojës FIFA 21 në ‘PlatyStation’ 0 24

Përdoruesit e videolojës FIFA 21 në ‘PlayStation’, tani mund të luajnë edhe si Dua Lipa si pjesë e azhurnimit të fundit të lojës.

Pjesa e fundit në serinë e gjatë EA Sports është lëshuar në konsola të ndryshme muajin e kaluar më datë 9 tetor. Siç vërejnë FIFA 21 Updates, një mori të famshëm janë bashkuar me modalitetin ‘FIFA Volta’ të videolojës.

Lipa, e cila publikoi albumin e saj më të ri ‘Future Nostalgia’ këtë vit, tani paraqitet së bashku krahas emrave të njohur si: Lewis Hamilton, David Beckham dhe DJ Snake, shkruan NME.

Nuk e kisha parashikuar Dua Lipën në FIFA, karta ime bingo 2020”, shkruajti një tifoz në Twitter. Një tjetër tha: “Dua Lipa duke luajtur për djemtë në FIFA. Është e garantuar për të shënuar më shumë gola se Griggs”, shkroi një tjetër.

Versioni i gjeneratës së ardhshme të FIFA 21 (PS5 dhe Xbox Series X) do të lansohet më 4 dhjetor, ndërsa edicioni i përmirësuar i PC do të arrijë në një moment vitin e ardhshëm./telegrafi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pasi i shkroi këngën Ariana Grandes, këngëtari shqiptar vjen në një bashkëpunim me një tjetër artist të shumëpëlqyer! 0 2

Shqiptari nga Mali i zi ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.

Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.

Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.

 

Edhe ashtu ka bërë. Ai na kapi në befasi të gjithëve pak ditë më parë, kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” .

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.

Selena Gomez më në fund një romancë e re! Për kë bëhet fjalë ?! 0 5

Së fundmi, në mediat e huaja kanë qarkullur lajme për një romancë të re të këngëtares Selena Gomez me lojtarin e NBA, Jimmy Butler.

Aludimet nisën pasi 28-vjeçarja dhe 31-vjeçari u panë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim. 100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”- ka treguar një burim për mediat e huaja.

Pas disa kohësh single, duket se këngëtarja po i jep një shans njohjeje të reja, pas eksperiencës aspak të mirë që kaloi me Justin Bieber.

jimmy-butler-selena-gomez.jpg