Dosja kaloi për gjykim, ish-polici i kërkon falje babait të Klodian Rashës 0 16

Në seancën paraprakë të ditës së sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të Nevaldo Hajdarajt, efektivit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Avokati i Hajdarajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, por bëhet me dije se Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit.

Po ashtu mësohet se gjatë seancës Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje Qazim Rashës babit të Klodianit.

Ndaj ish- efektivit të forcave “Shqiponja”, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Ndërkohë vetë Hajdaraj ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.