“Do ishin 16 finalistë, por 2 u shtuan rrugës”, Enxhi Nasufi nxjerr publikisht “të palarat” e “Festivalit të Këngës” 0 27

Ditën e sotme u shpallën 18 finalistët e Festivalit të Këngës dhe njëri prej tyre do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.Por duket se ka pasur të pakënaqur në mesin e artistëve, që nuk mundën të kalonin në finalen e festivalit. Enxhi Nasufi është një nga ato që ka shprehur hapur këtë gjë e madje ka zbuluar disa nga prapaskenat e “Festivalit të Këngës”.

Ajo ka treguar se në fakt në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë. Enxhi shprehet se me brryla dhe miq kanë arritur të shkojnë në finale 2 artistë më tepër, ndaj për të nuk mund të kishte një vend.

“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi Nasufi në disa video të publikuara në Instagram.

Në fund ajo ju ka dhënë ndjekësve një mesazh, që çdo humbje në jetë të mos e konsiderojmë si të tillë, por si një mësim për të bërë më mirë, për t’u përmirësuar, duke mos humbur besimin tek vetja.

Ndërkohë para disa ditësh, Enxhi akuzoi Anxhela Peristerin se ishte vetë ajo që shpërndau lajmet e rreme për fitore.

“E kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen  energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë. Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë”, tha Enxhi në një emision.

Kujtojmë se këngëtarja konkuroi këtë vit në “Festivalin e Këngës” me këngën “Njësoj” dhe mbrëmjen e djeshme dhuroi një performancë mjaft energjike./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.