“Do detyrohemi të futemi sërish në karantinë, nëse…”, mjeku: As 10% e shqiptarëve nuk e kanë kaluar Covid-19 0 28

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin.

Sipas tij, problemi më i madh, që do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor.

“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, theksoi mjeku.

Më tej, mjeku iu drejtua me një mesazh edhe gazetarëve dhe medias në përgjithësi, teksa tha se “Kam një ankesë dhe kërkesë për mediat. Do të doja që media të influenconte në maksimum në qetësimin e situatës, që njerëzit të mos binin në panik. Të mos përqendrohemi te gjërat, se gjatë menaxhimit të kësaj situate mund të ketë vështirësi dhe mangësi, por këto t’i pasqyrojmë për të përmirësuar punën, jo për të denigruar punën”. /BW #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Evi Reçi kujton e përmalluar 7 personat e afërm që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit: ‘Më keni munguar shumë..’ 0 6

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi në total 51 viktima.

E pikëlluar nga dhimbja, ajo foli publikisht si në rrjete sociale, edhe në emisionin e saj, duke u shprehur se ishte e detyruar të pranonte të paparanueshmen.

 

“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.
Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ??”- ishin fjalët e Evit në një postim.

 

Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në InstaStory-n e saj. Këngëtarja ka publikuar fotot e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”

popo.jpg

Kujtojmë se familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

“Prisja të bëhesha gjysh, por s’ngela as baba”, rrëfimi mes lotësh i burrit nga Mamurrasi që humbi gjithë familjen: M’u shuan para syve 0 9

Prej vitesh tërmeti ka shqetësuar çdo natë  Thumanën. Ai tronditi banorë pa fund duke i strehuar në makina apo me batanije të shtrira në oborr.

Kulmin tërmeti e shënoi mëngjesin e ftohtë të 26 nëntorit, kur akrepat e orës shënonin 3:54 me goditjen e fortë rrëzoi ndërtesa e mbajti brenda gërmadhave jetë njerëzish.

Tërmeti u tregua shumë i egër me familjen e Albert Carës, duke i marrë njëherësh 5 anëtarët e familjes, bashkëshorten Fatmira, djalin e madh Almirin dhe nusen Stela, vajzen Erisa dhe djalin Hasanin.

 

Alberti 59 vjeç është i vetmi i mbijetuar i familjes. Pas rikuperimit në spital në Itali, ai vazhdon jetën i vetëm duke punuar si shitës ambulant në Mamurras, ku punonte prej 30 vitesh.

Është e vështirë për Albertin të flasë për atë natë, kur e gjithë familja iu shua para syve, por peng i ka mbetur djali i madh dhe nusja, të cilët hynë në shtëpi para se të binte tërmeti i orës 3:54 minuta. Ata kishin dalë pas tërmetit të orës 2 dhe u kthyen me shpresën se  gjithcka kishte mbaruar…

Pse nuk qëndruan edhe pak jashtë? Pyet veten shpesh Alberti. Duke tundur kokën, tregon pafuqinë për t’i ardhur në ndihmë djalit, të voglit të shtëpisë Hasanit, i cili nuk gëzoi dot ditëlindjen e 18.

Alberti ishte shumë i lidhur me familjen. Për fëmijët do jepte jetën, ndërsa gruaja e ka lënë keq, pasi ishte mbështetja e tij më e madhe. Edhe pse jam malësor dhe nuk e kemi traditë, unë do bëja be në kokë të saj thotë Alberti dhe vë buzën në gaz.

Alberti tregon vështirësitë, sakrificat që ka kaluar në jetë për të shkolluar fëmijët, madje sjell në mëndje rastin e një nate të vitit të ri, kur familja e tij nuk kishte çfarë të hante, jo më të festonte. Atëherë kur mendova se arrita diçka thotë Alberti, gjithçka u shkatërrua.

Pasi u nxor nga forcat e kërkim shpëtimit, Alberti u dërgua për mjekim në spitalin Ushtarak dhe më pas në Itali. Ai kërkonte gjatë gjithë kohës telefonin të lajmëronte familjarët që ishte mirë, pa e ditur që ajo natë do ishte takimi i fundit me ta.

Përtej forcës dhe besimit për të vazhduar jetën për ta, Alberti nuk mban dot lotët, kur kujton gëzimin që kishte kur mori vesh që do bëhej gjysh.

Nga Mamurrasi ku shet duhan, Alberti drejtohet çdo ditë për në varrezat e Thumanës, ku flet dhe qan me familjarët që s’janë më, ndërsa zënkat i ka me gruan, e cila u tregua e padrejtë me të duke e lënë të vetëm.

Pas Thumanës, Alberti merr rrugën për në Kamëz, ku është shpërngulur gjatë kësaj kohe, por aty shtëpia nuk është më plot siç ai është mësuar.

Thumana është vendi ku punuan dhe rritën fëmijët, ndërsa sot kanë dhe varrezat e familjarëve të tyre, Albert Cara dhe Servet Vata. 1 vit më parë, Serveti ndodhej në Greqi me punë sezonale kur mori lajmin e kobshëm që kishte humbur nënën Hajrie Vata dhe djalin 7 vjecar Rojeld Vata. Ky vit nuk ishte i lehte per kete familje, ku asgjë për ta nuk është si më parë, por ato ruajnë kujtime të dy pjesëtarëve që sot ndjejnë mall dhe do t’i kujtojnë gjithmonë.

 

 

(BallkanWeb)