“Do dalin fakte të reja”, Mehmetaj: Si Edi Rama dhe banda e tij blenë votat më 25 prill, SPAK nuk ka nisur ende hetimet 0 23

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, tha në një deklaratë për media se vijojnë të dalin fakte, që sipas saj, “vërtetojnë se si Edi Rama dhe banda e tij blenë, manipuluan e vodhën zgjedhjet e 25 prillit”.

Sipas Mehmetajt, rasti i dëmshpërblimeve të tërmetit është rasti më flagrant, për të cilin siç u shpreh ajo, Prokuroria dhe SPAK ende nuk kanë folur.

“Vetëm gjatë javës zgjedhore në Bashkinë e Durrësit u shpërndanë 6 milion euro para për dëmet e tërmetit, dhjetëra herë më shumë se sa janë shpërndarë në këtë bashki prej 1 viti e gjysmë”, deklaroi Mehmetaj.

Deklarata për mediat e Nënkryetares së LSI, Kejdi Mehmetaj:


Ditë pas dite dalin fakte, të cilat vërtetojnë se si Edi Rama dhe banda e tij blenë, manipuluan e vodhën zgjedhjet e 25 prillit. Për të gjitha denoncimet që ne kemi bërë publikisht apo në Policinë e Shtetit, Prokurori dhe SPAK ende nuk kanë nisur hetimet. Drejtuesit e institucioneve shtetërore, duke thyer Kodin Zgjedhor, kanë abuzuar me detyrën e tyre dhe fondet e buxhetit të shtetit për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve e për të detyruar votën e tyre.

 

Rasti i dëmshpërblimeve të tërmetit është rasti më flagrant për të cilin Prokuroria dhe SPAK ende nuk kanë folur. Qeveria ka përdorur pak ditë përpara zgjedhjeve miliona euro të buxhetit të shtetit për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti. Vetëm në këto zona qeveria ka shpërndarë 40 milion euro dhe në mënyrë fiktive ka rritur faturën e dëmeve të shkaktuara nëpër banesa, me qëllim blerjen e votës. Banesa të kategorizuara më parë si DS1, u rivlerësuan në DS2, ato DS2 u rivlerësuan si DS3 e kështu me radhë.

Vetëm gjatë javës zgjedhore në Bashkinë e Durrësit u shpërndanë 6 milion euro para për dëmet e tërmetit, dhjetëra herë më shumë se sa janë shpërndarë në këtë bashki prej 1 viti e gjysmë. E njëjta strategji e përdorimit të institucioneve shtetërore për të influencuar dhe blerë votën e qytetarëve u përdor në datën 24 prill me rimbursimin e naftës për fermerët, ku dyert e Drejtorisë së Bujqësisë u hapën ditën e shtunë gjatë heshtjes zgjedhore për t’u shpërndarë tollona nafte fermerëve.

Po ashtu, ditë pas dite do të dalin fakte të reja se si u rrit numri i të punësuarve në administratë. Grupi ynë i juristëve po vazhdon të mbledhë fakte e prova, të cilat do i paraqesim pranë organeve kompetente. Përfitoj nga kjo konferencë për të inkurajuar çdo qytetar, i cili ka informacion të mëtejshëm mbi blerjen e votës apo përdorimin e institucioneve shtetërore për të tjetërsuar votën, që t’i vendosë ato në dispozicion të drejtësisë. Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, ai i bleu ato, por serish nuk ia doli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 10

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.