Djali i kryeministrit preket nga Covid-19, Greg Rama zbulon gjendjen shëndetësore: Virus i pabesë! 0 11

Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ka fituar betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në Instagram, Gregu teksa ka falënderuar mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” për kujdesin e treguar, tregon se trajtimin kundër COVID e ka vijuar në shtëpi. Mes të tjerash ai bën me dije se iu desh kjo ndodhi që t’i shtohej akoma më shumë respekti për bluzat e bardha dhe ata që janë në vijën e parë të zjarrit. 

MESAZHI I GREG RAMËS
Një falënderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!/B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Deri në fund të vitit 2021 do të kemi më shumë doza të vaksinës se sa kemi nevojë 0 1

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se është i bindur që deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë doza të vaksinës kundër coronavirusit, se sa do të jetë e nevojshme në luftën kundër pandemisë.

“Jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë vaksina sesa do të kemi nevojë. Po bëjmë gjithçka që të rrisim kapacitetet prodhuese, por problemi qëndron se ato duhet t’i rrisim muajve të ardhshëm”, ka shtuar Burla.

Ndërkohë ai ka theksuar se është e rëndësishme që qeveritë të mos i lehtësojnë masat mbrojtëse.
“Është e rëndësishme që vaksinën ta përdorim si një mjet”, ka thënë ndër tjera drejtori ekzekutiv i cili shtoi se pa dyshim se do të jetë më efikase dhe me një efekt afatgjatë.

“Koha kur do t’i kthehemi normalitetit nuk është larg, por sigurisht se tani nuk është”, shtoi Bourla, shkruan tg.

Kujtojmë që Pfizer gjatë muajit të kaluar bëri të ditur se vaksina e tyre është efikase rreth 95 përqind. Në anën tjetër Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër coronavirusi nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech.//B.W

“Kolaudimi i makinave një herë në dy vite”, Gonxhe: Ja çfarë ndryshon 0 2

Nga janari kontrolli teknik i makinave do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor,  pas përfundimit të kontratës me kompaninë private SGS.

Ka qënë drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ai që dhënë më shumë detaje për vendimin e ri të qeverisë, gjatë një inteviste në ABC News.

Sipas Gonxhes kolaudimi i makinave do të kryhet një herë në dy vite dhe synohet  të ulen radhët në kolaudim 

“Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.”- u shpreh ai.

Intervista e plotë e Blendi Gonxhes:

Si e vlerësoi kalimin e kolaudimit nga privati në shtet?
Ne e marrim si besim, si institucion. Kemi investuar dhe mendojmë se kjo është një rrjedhojë e ecurisë së këtij enti, nëse nuk do të kishim këto rezultate. Është një shoqëri publike e shtetit. Ka një besim më të madh, reputacion më të madh, kjo ka bërë që të kemi një vetësiguri më të madhe për ta bërë këtë shërbim vetë.

Unë që do të vij të bëj kontrollin, çfarë do të përfitoj drejtpërdrejt nga ky ndryshim?
Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.

Ekspertët ishin dashamirës, por kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave…
Hezitoj, nuk e ndaj mendimin e tyre, këto janë nga mjetet që kanë shkaktuar me pak aksidente, janë nga më të kontrolluarat, kanë përgjegjësi më të lartë. Janë të licencuara, mjaft më të kontrolluara dhe me statistika, është e realizueshme, sidomos në një vit pandemie që jemi, dhe duam të ulim radhët në kolaudim dhe të shtojmë cilësojnë.

Duke ulur kohën dhe për të rritur cilësinë e kontrollit. Sa stres është që çdo 6 muaj të zësh radhën dhe të paguash përsëri. Kjo pasohet edhe më një masë mbrojtëse, siguresë, do të fuqizojmë rolin e mbikëqyrjes në terren, mjetet mbi 3.5 ton do të kenë një kontroll më të madh në terren. Po të kapëm një muaj pas kolaudimit, nëse e ke lënë mjetin pa rihapur, shkelja do të jetë e dënuar më e rëndë.

Do të jetë përfundimtar kalimi te shteti, apo do të jetë fazë tranzicioni për ta kaluar sërish me koncesion?
Unë e përjashtoj variantin e koncesionit, nuk ka nevojë.

Është folur se do të jepet më vonë?
Kanë qenë parashikime, nuk ka asnjë draft. Kolaudimi nuk ka asnjë tarifë të rritur, do të paguajnë po aq. Do të investojmë në qendra moderne. Do të investojmë në Elbasan.

Janë të gjitha pikat në hartën e Shqipërisë?
Me gjysmën e fluksit që parashikojmë, me formulën e re mendojmë se do të jetë e përballueshme dhe nuk do të ketë motiv për të shtuar pika kot.

Do t’i mbani ata të punësuar që ishin te koncesionari?
Po, do ta përthithim atë strukturë. Do të vijnë dhe do të gjejnë rroga jo të këqija. Pikat e kontrollit do të vijojnë të jenë në të njëjta pika.//Opinion