“Distancohuni nga grupet e armatosura që vranë Pjerin Xhuvanin”, Balla thirrje PD: Pranoni zgjedhjet dhe ftesën e PS për bashkëpunim 0 12

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike, që të pranojë zgjedhjet e 25 prillit dhe ftesën e mazhorancës për të bashkëpunuar në Parlamentin e ri, që nis punën nga 9 shtatori.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla kërkoi një hetim të plotë e të detajuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa tha se PD duhet të distancohet nga grupet e armatosura, që sipas tij, u ngritën gjatë fushatës elektorale dhe mbanin logon e PD.

“PD krijoi grupe të armatosura, që çuan deri në vrasjen e një qytetari autokton të Elbasanit. Për mua vrasja e 21 prillit ka një detyrim për t’u zbardhur deri në detaje, jo vetëm tek atentatori, por tek urdhëruesit e atij akti të rëndë kriminale, që jo vetëm trazoi zemrat e qytetarëve të Elbasanit, por ndikoi në një proces të lirë e demokratik. Një parti politike, që përgjatë fushatës, organizon grupe të armatosura, hyn nën juridiksionin e ligjit dhe duhet hetuar në detaje. Prokuroria duhet të bëjë detyrën, jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armët, por edhe ndaj atyre që urdhëruan grupe të tilla. PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga kjo ngjarje, nga këto grupe të ngritura e të loguara me logon e PD, sepse PD e mëparshme nuk ka pasur asnjë lidhje me PD sot. Nëse i ka mbetur edhe sadopak ADN e PD e vitit 1990, duhet të pranojë sot rezultatin e zgjedhjeve, ftesën tonë të sinqertë për të punuar prej 9 shtatorit në Parlamentin e ri në funksion të një reforme të thellë politike në vend, që duhet të përfshijë dhe Parlamentin. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të ecim përpara në një proces shumë të rëndësishëm, që ende bën bashkë shumicën e shqiptarëve. 90% e shqiptarëve mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë këndvështrim, dua që sot t’i shpreh këtij Parlamenti të kësaj legjislature mirënjohjen më të thellë për gjithë punën që kemi bërë bashkë për çuarjen e reformave për para, mbi të gjitha atë në drejtësi”, tha Balla.

Më tej, Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 25 prillit, duke thënë se Shqipëria fitoi falë qytetarëve të këtij vendi, që morën pjesë masivisht në zgjedhje.

 

 

“Shqipëria fitoi më 25 prill dhe kjo falë qytetarëve të këtij vendi, që në mënyrë masive morën pjesë në zgjedhje dhe që me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e thyer. Thirrja ime sot, ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këto zgjedhje është që secili prej nesh ta lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve. Dua të theksoj atë që DASH tha për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA do të vazhdojë partneritetin me Ramën. Vlerësohet fushata e opozitës dhe detyrë e të gjithëve është që Parlamenti është legjitim dhe është detyra të lemë pas debatet e vjetra dhe të punojmë në funksion të një objektivi i përbashkët që është BE. Muajt në vijim janë të rëndësishme dhe lidhen me suksesin e mbajtjes së Konferencës s Parë në BE. Kemi shanset që në presidencën portugeze Shqipëria ta mbajë konferencën e Parë të BE. Ne duhet të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësisë të Shqipërisë në BE. Ne duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve. Nuk tregon ndershmëri, sinqeritet, ku në natën e 25 prillit të dalësh para shqiptarëve dhe të shpallësh fitoren, Basha, Kryemadhi, apo ne. Secili nga ne shpalli fitoren. Thanë që në kuti është vullneti i shqiptarëve. Kur procesi i numërimit filloi, u kthyen në avazin e vjetër që nuk pranojnë rezultatin. Duhet ta lexojnë me kujdes vullnetin e dhënë përmes votës.

Në legjislaturën e re duhet të vijojmë një punë më intensive për një reformë më të thellë zgjedhore. Këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit të administruar nga numërues politikë. Sa herë në këto katër vite që shkuam në Kuvend, nuk do të vazhdojmë me administrimin e procesit të numërimit nga komisionerë politikë. Marrëveshja e 5 qershorit, ishte kusht nga PD dhe LSI, e ne kemi plotësuar çdo tekë të tyre. Edhe pse LSI shkoi për skrap. Sot, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, si kryetari i shumicës parlamentare në këtë sallë, dua t’i them PD që rezultati është ai që doli nga kutia dhe të gjithë duhet ta lexojmë me vëmendje. Edhe ne nuk kishim në të gjithë territorin rezultatin që donim, por kemi marrë rezultatin minimal tonin. Në shumë pjesë të territorit kemi humbur mandat për pak vota. Mandati i 9 në Elbasan ndahet për 66 vota. Ne do të vlerësojmë mundësitë tona, nëse ekziston mundësia që brenda votave të pavlefshme të jetë numri i nevojshëm për të plotësuar këtë gjë. Pas shpalljes nga KQZ të rezultatit, partitë politike kanë 5 ditë kohë për ta ankimuar. Të dalësh para shqiptarëve, përmes deklaratave të gazetarëve dhe të thuash nuk njoh zgjedhjet, është akt i pandershëm politik. Edhe pse rezultati i zgjedhjeve u njoh në ditën e votimit dhe pas, vazhdoi e njëjta këngë që nuk i bën mirë Shqipërisë”, shtoi numri dy i PS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit” 0 6

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

 

 

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Nisma për shkarkim, Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet 0 6

Ndërsa komisioni i Ligjeve, pritet të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës shprehet se në asnjë prej njoftimve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

“E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.”- shkruan Meta në letër, ndërsa thekson se Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

 

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:

E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.
Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.

Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.

Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
– Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020, përgjatë periudhës së pandemisë;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!

Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.