Disiplina e Jennifer Lopez për t’u dukur 20 vite më e re 0 46

Fenomeni J.Lo përveçse një artiste, këngëtare dhe regjisore e suksesshme është një divë në çdo aspekt të jetës personale dhe profesionale ,gjithashtu perëndeshë në botën e biznesit.

Arritjet e saj profesionale sa vijnë dhe shtohen dhe, edhe pse në moshën 51 vjeçare, ajo ka ende lëkurën e një 30 vjeçareje. E kush nuk do të donte të dukej si ajo…  Dermatologu i sak nsan me ne 3 sekretet e Jennifer-it për të patur një fytyrë që nuk plaket kurrë die çdokush mund t’i ndjekë ato.

1. Besnikëria ndaj rutinës është çelësi i “suksesit”
Dermatologu i J.Lo, Harold Lancer, tregon se duhet të jeni të rregullt në zbatimin e rutinës për përkujdesjen e lëkurës tuaj. Ai sugjeron të keni një program preçiz që mund ta ndiqni në përditshmëri. Dr. Lancer gjithashtu shton se, përveç produkteve bazë, rutina juaj duhet të përfshijë dhe produkte specifike për zona të caktuara të fytyrës suaj.
Sipas estetistit të saj, Jennifer nuk harron kurrë të pastrojë fytyrën nga qelizat e vdekura dhe ta hidratojë atë. Ndërsa artistja e saj e make-up tregon se në rutinën e Jennifer bëjnë pjesë dhe vajrat e fytyrës që i mundësojnë asaj të ketë shkëlqimin e një dive. Vaji i preferuar i Jennifer është Själ Saphir Concentrate, ama mund të gjeni alternativa të tjera më të përballueshme me të njejtit përbërës.
Në një intervistë për Hello!, J.Lo u shpreh se në rutinën e saj bën pjesë dhe larja e fytyrës pas palestrës në mënyrë që poret e saj të jenë të pastra dhe lekura e saj e shëndetshme. Më pas ajo përdor krem hidratues, krem dielli dhe pak make-up nëse aktivitetet e saj ditore vazhdojnë ose krem hidratues dhe krem sysh nëse është gati për të shkuar në shtëpi.
Natyrisht, nuk mund të mungonte dhe kremi i natës në regjimentin e Jennifer-it: ajo përdor La Mer Moisturizing Soft Cream.

2. Mos ia hiqni sytë këtyre 3 përbërësve 
Dr. Lancer zbuloi se Jennifer kombinon këta tre përbërës që i japin lëkurës së saj një shkëlqim për t’u patur zili. 1. Vitamin C për reduktimin e njollave dhe hiperpigmentimit të lëkurës, 2. Acid glikolik për eliminimin e qelizave të degraduara dhe të vdekura të lëkurës dhe 3. Acid hialuronik për hidratimin dhe revitalizimin e lëkurës.
Jennifer Lopez nuk ka treguar produktet e saj të preferuara që përmbajnë vitamin C, acid glikolik dhe acid hialuronik, por fatmirësisht ka pafund produkte në treg që përmbajnë këta përbërës.

3. Ushqimi dhe fiskultura shkojnë përtej përkujdesit të linjave trupore 
Të gjithë tashmë e dijmë se Jennifer Lopez është e “çmendur” pas palestrës dhe ushqyerjes së shëndetshme për të ruajtur linjat e saj. Ama kjo nuk është arsyeja e vetme pse ajo bën aktivitet fizik dhe ushqehet mirë. Sipas dermatologut të saj, ajo ndjek një program të përpiktë ushqimor, pasi si rrjedhojë e të yshqyerit mirë edhe fytyra duket e pastër dhe e rigjeneruar.
Gjithashtu, J.Lo nuk pi duhan e alkol dhe nuk konsumon as kafeinë. Patjetër që në një mbrëmje me miqtë do pi një gotë, por vetëm aq.

Si përfundim, leksioni që J.Lo na jep të gjithëve është se mosha është thjesht një numër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.