Disa fakte interesante, pse skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë 0 35

Vende si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Islanda shpesh renditen lartë në listat e vendeve ku njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre.

Ata vlerësojnë ekuilibrin në jetë.

Skandinavët nuk përpiqen të bëhen miliarderë. Ata dinë të jenë efikasë në punë, por gjithashtu kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë e tyre dhe u kushtojnë kohë pasioneve dhe hobeve të tyre

Skandinavëve u pëlqen të kalojnë kohë në natyrë.

Kalimi i kohës jashtë mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Pavarësisht motit të ftohtë, skandinavët dinë të shijojnë natyrën rreth tyre. Ata madje kanë një thënie: “Nuk ka mot të keq, vetëm rrobat të këqija”.

Mbështetja që iu jepet prindërve të rinj.

Në Islandë, nënave të reja u jepet 9 muaj leje me pagesë dhe baballarëve të rinj 3 muaj. Për ta krahasuar me SHBA-në, nënave u jepet vetëm 12 javë leje lindjeje dhe është e papaguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky është aplikacioni që pengon hakerat të përgjojnë iPhone 0 23

Është shumë e vështirë për të hakuar dhe për të ndërhyrë në një celular iPhone, për shkak të elementeve të mbrojtjes që ka. Por, hakerat mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të përgjuar celularin tuaj.

Një nga mënyra është përmes një pajisje fizike, të quajtur ‘Cellebrite Physical Analyzer’. Kjo pajisje përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe nga hakerat, raporton “The Sun”.

Për të hyrë në iPhone, duhet që kjo pajisje të lidhet fizikisht me telefonin, e skanon dhe krijon një kopje. Megjithatë, për të parandaluar vjedhjen e të dhënave apo përgjimin edhe në këtë mënyrë, ka një metodë tjetër që e parandalon. Është aplikacioni i mesazheve Signal, i cili është rivali i WhatsApp. Ky aplikacion është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ka një mbrojtje shumë të lartë të sigurisë së mesazheve.

Përpos kësaj, zhvilluesit e Signal kanë përdorur një kod për ndërtimin e këtij aplikacioni që shkatërron edhe sistemin e pajisjes ‘Cellebrite Physical Analyzer’, duke e bllokuar këtë që të ndërhyjë në të dhënat personale të iPhone. Për të rritur sigurinë në celularin tuaj iPhone, mjafton që të shkarkoni aplikacionin Signal.

Madje nuk është e nevojshme as që ta përdorni si aplikacionin kryesor të mesazheve, pasi mbrojtja e telefonit tuaj përmes këtij aplikacioni funksionon. Hakerat mund të gjejnë edhe mënyra të tjera për të ndërhyrë në celularin tuaj, kështu që jini të kujdesshëm ndaj mesazheve apo emaileve të dyshimta që ju vijnë.

Pija shëruese e tokës – Hithra, mollë Dhe spinaq 0 20

Hithra është një nga barishtet më të pasura me vlera në botë.

Konsumi i saj rekomandohet për pastrimin e organizmit, kundër alergjive, për shëndetin e kockave dhe rikthimin e energjisë në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hithra është një burim i shkëlqyer i kalçiumit, manganit, magnezit, vitaminës K dhe proteinës.

Falë këtyre përbërësve, hithra rekomandohet për forcimin e kockave, thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.

Si Ta Përdorni Hithrën
Hithra është një barishte e cila nuk të lë kurrë në baltë.

Atë mund ta përdorni në receta të larmishme.

Ju mund të gatuani lazanjë me hithra, salcë për makarona, byrek apo ta kavërdisni njësoj si spinaqi.

Me hithrën ju mund të përgatisni edhe një lëng shumë të pasur që njihet si Pija e Tokës, sugjeruar nga AgroWeb.org.

Kjo pije është e ëmbël dhe freskuese.

Ajo është shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe i jep trupit energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë gjatë gjithë ditës.

Përbërësit:
Një filxhan çaji me hithra të freskëta

Një filxhan çaji me spinaq

Një banane

Një mollë mundësisht jeshile

2 gota me lëng molle

Gjysëm avokado

Çerek filxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Përgatitja:
Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta.

Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi.

Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart.

Përziejini deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.

Lëngu i Hithrës
Lëngu i hithrës së valuar është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mbrojtur shëndetin e zemrës.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë.

Ky lëng rekomandohet të pihet edhe nga diabetikët sepse ndihmon të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Me lëngun e hithrës ju mund të bëni edhe gargarë për të hequr erën e keqe të gojës.

Një gotë në ditë është e mjaftueshme./AgroWeb.org