Dhurata e Shën Valentinit për Ledrin është Poem Blu, babë e bijë na sjellin kartolinën më të bukur për festën 0 68

Disa ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha udhëtuan për herë të parë si familje drejt Kosovës bashkë me të voglën e tyre, Poem Blu. Pas lindjes prindërit e Ledrit nuk kishin mundur ta takonin mbesën e tyre, ndaj para disa ditësh përgatitën një festë të madhe mirëseardhje për të. Xheraldina Vula publikoi video nga shtëpia e tyre, e cila shihej e gjitha e zbukuruar me arusha dhe tullumbace për të mirëpritur më të voglën e familjes Vula.

Ata ndodhen ende në Kosovë dhe Shën Valentinin e kanë pritur pikërisht aty. Në ditën e të dashuruarve Sara nuk mund t’i bënte Ldedrit një dhuratë më të bukur se Poem Blu. Prandaj për të uruar këtë ditë, Sara ka publikuar foton më të ëmbël të Ledrit dhe Poemës, që na vjen si kartolina më e bukur për këtë Shën Valentin. Babë e bijë shihen pranë njëri-tjetrit, teksa në foto duket se fytyrat e tyre janë në sinkron, pasi të dy shfaqen me gjuhën jashtë.

Dy të dashuruar për Shën Valentin pra. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Sara përkrah fotos së tyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Sara zbuloi se emrin e vogëlushes, që i bëri kuriozë të gjithë pas lindjes, e ka zgjedhur ajo rastësisht nga një ndjekës i saj që ja ka sugjeruar në Instagram.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush eka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falenderoj nga zemra”, ka treguar Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.