Dhimbja e varfëria janë ulur këmbëkryq/ 2-vjeçari ka ujë në kokë, familja lutet për ndihmë: Na e shpëtoni! 0 84

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në qytetin e Gjirokastrës. Në çdo shtëpi që gazetarët shkojnë gjejnë halle të ngjashme me njëri-tjetrin. Ajo që është emërues i përbashkët është gjithkund njësoj është skamja. Në kushte ekstreme varfërie kemi gjetur në lagjen “11 Nëntori” të Gjirokastrës një familje në me një hall të madh. Fabio 2 vjeç është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi koka e tij ka mbledhur ujë. Mjekët i kanë thënë prindërve të Fabios se djali duhet të operohet urgjentisht. Familja është në gjendje të vështirë ekonomike, Ermali kryefamiljari herë gjen punë e herë jo, Ferideja e ëma e Fabios është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.

“Unë jam Emanuela jam 7 vjeç, vëllai është shumë i sëmurë, gjysmën e ka me ujë e gjysmën tjetër me gjak, kokën e ka të madhe”, -thotë vogëlushja për vëllain e vogël.

Fëmijët i kam sëmurë të dy, vajzën e kam me epilepsi djalin me ujë ne kokë, i është rritur koka djalin e kam vizituar më thanë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk më zë gjumi fare kam frikë se mos më ikën, dua ta kem mirë si gjithë të tjerët. Që kur jam martuar unë kam vuajtura, nuk kam mundësi t’i edukoj, unë 200.000 marrë por 150.000 kam qiranë, jetoj me borxhe në 4 dyqane këtu. Unë dua tu jap një copë bukë fëmijëve, më kërkojnë fëmijët por nuk kam pasur, djalin në kopsht nuk ma pranuan atje, kam shumë hallë mbi supe, e çfarë e dua jetën? Operacioni kushton 15.000 euro na thanë mjeket. I kam humbur shpresat. Asgjë nuk përballoj dot më por shpresë kam tek Elvis Naçi, tek Sidriti dhe shqiptarët, janë shpresa ime e fundit”, -thotë gruaja. Unë dhe nusja zgjuar rrimë, po na ikën truri, po nuk u operua do më iki fëmija nga duart më tha mjeku. Nuk e dua këtë më mirë të iki unë nga jeta sesa djali. Unë herë me pune herë pa pune. Nuk marr dot kredi po më luan mendja”, -thotë kryefamiljari Ermali. /BW #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.