Dhëndri i Erdogan jep dorëheqjen si ministër i Financave, lira turke shënon ngritje 0 31

Monedha turke lira shënoi ngritje të vlerës së saj. Kjo kthesë erdhi pas dorëheqjes së dhëndrit të presidentit turk, Reçep Tayip Erdogan nga detyra e ministrit të Financave. Ekonomistët thanë se dorëheqjet e Berat Albayrak, burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit.

Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit dhe kishte performansën më të keqe në botë muajin e kaluar. Deri më tani autoritetet kanë refuzuar të ngrisin normat e interesit.

Analistët dhe mediat turke spekuluan se dorëheqja e Albayrak u nxit nga kundërshtimi i tij ndaj emërimit të ish-ministrit të financave, Naci Agbal, të shtunën si kreu i ri i Bankës Qendrore. 42-vjeçari e ka shoqëruar shpesh Erdoganin në udhëtime të huaja dhe ka marrë pjesë në takimet me udhëheqësit botërorë. Ndërkohë, presidenti Erdogan e ka pranuar dorëheqjen e dhëndrit të tij nga ky post i rëndësishëm./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2020 0 4

Dashi

Tregohuni të duruar, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme në aspektin profesional do të sjellin rezultate të mira. Mund të prezantoheni me një skemë të re financiare, por shihni me kujdes avantazhet dhe disavantazhet e saj. Në aspektin personal do të kalohet një ditë ndryshe.

Demi

Mund të keni energji të re në jetën tuaj të dashurisë. Martesa është një bekim, dhe sot do ta përjetoni këtë. Aftësia juaj për të reaguar shpejt ndaj problemeve do t’ju sjellë njohje të reja.

Binjakët

Do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete në natyrë, për shembull meditim ose joga. Kaloni më shumë kohë me familjen, në mënyrë që të shmangni kritikat. Sa i përket marrëdhënies në çift, do kaloni një ditë emocionuese.

Gaforrja

Ka gjasa të impresiononi njerëzit rreth jush me sjelljen tuaj pozitive. Sipërmarrjet e reja do të jenë premtuese. Tregohuni origjinalë në bisedat tuaja, pasi tepricat nuk do t’ju çojnë askund.

Luani

Ka gjasa të përballeni me kritika për shkak të paragjykimeve. Fitimet monetare nga burime të paplanifikuara do t’ju zbukurojnë ditën. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja.

Virgjëresha

Nëse jeni ndjerë të frustruar kohët e fundit, një qasje pozitive sot, do të sjellë një ndryshim mjaft të mirë. Do të merrni kohë të konsiderueshme për të kaluar me miqtë dhe familjen. Mos e zhgënjeni të dashurin tuaj sot, pasi mund t’ju hapen probleme.

Peshorja

Do të jetë një ditë e mbushur me të qeshura dhe shumica e gjërave do të vijojnë ashtu siç dëshironi. Disa persona të kësaj shenje, rekomandohen të investojnë në pasuri të paluajtshme. Sot do të jeni plot me ide të mira, madje mund të tejkaloni pritshmëritë tuaja.

Akrepi

Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Dikush me plane dhe ide të mëdha do t’ju tërheqë vëmendjen. Sa i përket marrëdhënies në çift, dita do të jetë e mbushur me dashuri, puthje, përqafime dhe argëtim.

Shigjetari

Mos shpenzoni shumë për argëtim ose për të ndryshuar pamjen tuaj. Ndërhyrja juaj në kohë do të ndihmojë shumë një mikun/miken tuaj. Veprimet tuaja do të jenë frymëzim për të tjerët. Partneri/ja juaj ka gjasa të mos i vlerësojë gjestet tuaja për dashurinë.

Bricjapi

Mos lejoni që shqetësimet të prishin qetësinë tuaj shpirtërore. Bëni më të mirën tuaj për ta shmangur këtë, pasi shumë ankth dhe shqetësim mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Bëni kujdes me kolegët në punë.

Ujori

Miqtë do t’ju zbukurojnë ditën, pasi mund të planifikojnë diçka emocionuese për mbrëmjen. Përpjekjet për të përmirësuar pamjen do të kthehen në kënaqësinë tuaj. Do të ndjeni ngrohtësinë e dashurisë së partnerit/es suaj në një moment dobësie gjatë ditës.

Peshqit

Shmangni përballjet e panevojshme, pasi kjo vetëm do t’ju shkaktojë stres të padëshiruar. Do të merrni përgjegjësi shtesë profesionale, që do të çojnë në pagë më të lartë dhe një pozitë më të mirë.//B.W

Rama tregon SHTETIN që na bllokoi negociatat me BE: Kanë zgjedhje në mars, Gjermania luftoi deri në fund por… 0 4

Kryeministri Edi Rama thotë se negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian janë hapur formalisht, por çështja ka ngecur te korniza negociatore për të cilën shtetet anëtare nuk bien dakort.

Rama tha se Gjermania ka luftuar deri në mbrëmje për ta çuar para procesin si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kryeministri tha se Holanda e ka bllokuar këtë proces.

Sipas Ramës, arsyeja e vetme bllokimit nga Holanda, janë zgjedhjet që ky vend ka në muajin mars të 2021.

“Para pak orësh kam folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk më rezulton që…Gjermania ka presidencën dhe ka luftuar deri mbrëmë. Ka luftur për ta çuar para procesin për të dy vendet njësoj. Kush flet për Gjermaninë s’di ça thotë. Unë jam një njeri që jam brenda. Po ju them që thelbi është që Gjermania ka qenë shumë e interesuar që presidenca gjermane të shënojë këtë sukses. Gjermania është kampione në procesin e zgjerimit. Formalisht negociatat janë hapur, dhe duhet miratuar korniza negociatore dhe duhet bërë edhe konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore, për shkak se nuk ka konsensus. Nuk e pengojnë 10 vende. Thelbi është që BE nuk merr dot vendim nëse s’janë të gjitha dakort, edhe një të bllokon. Historia e procesit nuk është fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend, dy, tre, pesë, kanë axhendën e tyre elektorale…ka zgjedhje në mars në Holandë. Hollanda nuk e do këtë punë, për çfarë arsye nuk e do, unë mund ta them, se ka zgjedhje në mars”, u shpreh Rama në emisionin “Politikon” në Ora News.