Dëshironi të jeni më të lumtur? Shkenca thotë se duhet të flini çdo natë në këtë mënyrë 0 25

Ndërsa shënojmë historikun fatkeq të një viti të tërë duke u përballur me një pandemi globale, unë kam disa lajme të mira. Një studim i ri sugjeron se nëse jeni ndjerë tëdëshpëruar, mund të bëni një ndryshim të thjeshtë në zakonet tuaja të përditshme, të cilat mund të çojnë në një përmirësim të dukshëm të humorit tuaj.

Pas gjurmimit të të dhënave për 1 vit, studiuesit zbuluan një korrelacion të thjeshtë:Ata që raportuan një gjendje shpirtërore më të mirë, dhe që kishin më pak simptoma të depresionit, ishin gjithashtu ata që kishin oraret më pak të ndryshueshme të gjumit.

Pra, gjumi në kohë të çuditshme ose të çrregullta, kishte të njëjtin efekt negativ në simptomat e humorit dhe depresionit, si edhe orët e pakta të gjumit. Pra u pa se ishte e pamundur të “kompensohej” mungesa e gjumit duke fjetur më shumë orë në kohë të çuditshme.

Këto zbulime nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e gjumit, si një faktor të pavlerësuar në lidhje medepresionin dhe mirëqenien psikologjike”- thotë Srijan Sen, profesor që drejton Studimin e Shëndetit të Brendshëm në Miçigan, sipas një platforme të drejtuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), i cili raportoi studimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pandemia “mposht” trendin e xhinseve të ngushta 0 13

Ka një lajm të mirë për të gjithë ata që shtuan në peshë gjatë pandemisë: xhinset e ngushta nuk janë më në modë.

Drejtori i Përgjithshëm i Levi Strauss & Co, Chip Bergh thotë se “konsumatorët po i largohen trendit frymëzues të dekadës së kaluar”.

“Ciklet vijnë e shkojnë,” tha ai për CNBC.

“Unë mendoj se pandemia patjetër që luajti një rol kontribues për konsumatorët që kërkojnë xhinse më të rehatshme, më relaksuese”, shtoi ai.

Sipas Bergh, shitjet e prodhuesit të tij të xhinseve, të filluara vitin e kaluar, u shtuan pas paraqitjes së një modeli të ri xhinsesh të zgjeruara nga poshtë-lart dhe një stili të dytë që ishte me një formë më të lirshme dhe bel lart.

“Cikli i fundit i vërtetë i xhinseve u drejtua nga xhinset e ngushta, që zgjati rreth 10 vjet”.

Bergh nuk është gati të varrosë pamjen e xhinseve të ngushta, por thotë se tani ekziston një “kërkesë shumë e fortë” për xhinse më të lirshme, si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni qumësht bajame? 0 9

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.

Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

AgroWeb.org bazuar në fjalën e dietologëve, ju njeh më poshtë me anët pozitive dhe negative të këtij produkti.

Do T’ju Marrë Uria Më Shpejt
Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrnave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt.

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrnave gjatë vaktit tuaj.

Nuk përmban laktozë
Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës.

Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Do Të Merrni Më Shumë Vitamina.
Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.

Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi, AgroWeb.org ju këshillon të kini kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.

Mund Të Konsumoni Më Shumë Sheqer Nga Sa Mendoni.
Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre.

Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura.

Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.