Deputeti i PS Ervin Bushati në hetim nga SPAK për fshehje pasurie 0 43

Prokuroria Speciale AntiKorrupsion ka bërë me dije ditën e sotme se ka nisur hetimet mbi deklarimin e pasurisë për deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati. Reagimi i SPAK vjen edhe si një përgjgije ndaj partisë Demokratike, pasi ishte ajo që bëri denoncimin për Bushatin.

PD para një muaj bëri padinë në SPAK dhe sot ka ardhur dhe reagimi nga Prokuroria Speciale.

“SPAK ka pranuar pjesërisht kallëzimin për fshehje të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Kjo çështje ndodhet ende në hetim, dhe në përfundim të hetimeve do të njoftojë për mënyrën e zgjidhjes së çështjes”, ka njoftuar Prokuroria Speciale AntiKorrupsion.

Sakaq mes të tjerash SPAK i ka rrëzuar akuzat e PD-së për njëanshmëri. Prokuroria Speciale i është kundërpërgjigjur PD-së duke u shprehur se opinioni mbi zvarritjen e hetimeve është i njëanshëm nga pala akuzuese pasi nuk onstatohet një gjë e tillë nga hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 3

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…