Dendias: Turqia rrezikon paqen në Mesdhe, Greqia mbron të drejtat e saj! BE të sillet si familje 0 59

Ministri i Jashtëm ka deklaruar se Greqia promovon dialogun dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por ana ana tjetër mbetet e gatshme për të promovuar sovranitetin dhe të drejtat e saj në çfarëdolloj rrethane, duke iu referuar këtu konflikteve me Turqinë. “Ne kërkojmë të promovojmë paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin për të gjithë popujt. Ne përpiqemi të promovojmë një axhendë pozitive, e cila do të çonte në bashkëpunim, zhvillim dhe prosperitet për të gjithë. Ne duam të ndërtojmë atje ku të tjerët përpiqen të shkatërrojnë”, tha Dendias.

Ai vuri në dukje se Greqia ka treguar se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kohët e fundit arriti tre marrëveshje me fqinjët e saj. Ndërkohë theksoi se në të kaluarën Turqia kishte një qëndrim agresiv ndaj Greqisë. “Turqia po kërcënon një anëtar të BE me luftë. Ne nuk kemi parë një luftë në Evropë për 70 vjet.  Turqia është përjashtim dhe kërcënon një anëtar të BE me luftë”, tha ai.

I pyetur rreth qëndrimit të BE, ai u shpreh se Turqia po shkel në mënyrë të njëanshme bashkimin doganor me BE dhe Shtetet anëtare nuk po bëjnë asgjë për këtë. “Ne duhet të provojmë se BE është një familje dhe jo një formalitet. Nëse vazhdojmë të mos marrim masa, është si t’i thuash popullit turk se ne e duartrokasim qeverinë e tij dhe kështu t’i largojmë më tej nga vlerat evropiane”, u shpreh Dendias. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…

 

 

 

“U konstatua i shtrirë në tokë”, policia informacion për vrasjen në Tiranë, pika kontrolli në të gjitha akset 0 5

Policia e Tiranës informon zyrtarisht për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Behar Sofia, 65 vjeç. Sipas policisë, 65-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë i shtrirë në tokë.

Pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët e Tiranës.

“Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.