Deklarata e Vuçiç, Ministrja e Jashtme e Kosovës: Politika e ”këlyshit të Rusisë” është kundër vlerave europiane, do të dështojë ashtu si në 1999 0 55

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas deklaraatës së Vuçiç për dialog ose konflikt në rajon duke bërë një krahasim me rajonin e Nagorno-Karabakh ku po luftojnë Azerbajxhani me Armeninë.nullnull

Haradinaj-Stublla thotë se Vuçiç është ”këlysh i Rusisë” dhe politika e tij është kundër vlerave europiane, NATO-së, dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkan.

Ajo garanton se përpjekjet ruso-serbe për të minuar paqen e sigurinë në rajon do dështojnë si në 1999 me përfundimin e luftës së Kosovës.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA
Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!
Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.
Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!