Debati për fletën e votimit, Celibashi thirrje KAS: Shqyrtojeni sa më parë, po humbasim kohë 0 16

Kreu i  KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje ditën e sotme anëtarëve të KAS që të marrin një vendim në lidhje me fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte në projektin pilot të votimit elektronik që po zhvillohet në Tiranë.

“Çdo ditë që humbasim në lidhje se si do të jetë forma , ndikon në proces se do të duhet që votuesit të kenë dijeni se si do të jetë fleta e votimit. Nuk e kam pritur që do të kishte kundërshtim se si do të duhej fleta e votimit, por jemi në këtë situatë të shpresojmë që palët ta dinë që është më e rëndësishme koha se sa përmbajtja e fletës.”

“Mund të krijojë vonesë nëse vazhdojmë të humbasim akoma ditë, shpresojmë që të vendosi sot e të ketë një konsensus, e të ketë mbi vendimmarrjen e KAS, ndryshe do të humbasim edhe disa ditë të tjera. Gjej rastin që të bëj një thirrje publike anëtarëtve që ta shqyrtojnë  sa më parë, atë që jemi të detyruar ta respektojmë”, tha ai.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve sot shqyrton kërkesat ankimore të  PD-së,  PS-së dhe e Bindjes Demokratike, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e fletës së votimit.

Socialistët kërkojnë që kandidatët të identifikohen me numra, ndërkohë demokratët edhe pse morën atë që deshën, një fletë me emra sërish janë të pakënaqur dhe kërkojnë që kandidatët të renditen në kolonë dhe jo horizontalisht.

Fleta e votimit nuk bind as partinë e Astrit Patozit, e cila ka përplasje me Partinë Demokratike sa i takon ngjashmërisë së logos. Bindja Demokratike kërkon në fletën e votimit rikthimin në logon e saj, por demokratët janë kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.