Debati me Eneda Tarifën, Lindita Halimi sqaron për herë të parë përplasjen mes tyre! 0 34

Besoj të gjithë e mbajnë mend debatin mes Eneda Tarifës dhe Lindita Halimi, por nëse e keni harruar po ua rikujtojmë ne.

Gjithçka ka nisur kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, me të cilën prezantoi Shqipërinënë Eurovizion. Fill pas kësaj fitore Lindita Halimi u shpreh publikisht kundër baladave, këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”, që asokohe është marrë se i drejtohej pikërisht Enedës.

Për ironi të fatit, një vit më vonë Lindita Halimi u shpall fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me një baladë të titulluar “Botë” dhe Eneda nuk ia la mangut. Tarifa i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë me një status ku përsëriti të njëjtat fjalë që Lindita ishte shprehur duke theksuar se bota është portokall.

Këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC ka qenë e ftuar Lindita Hailimi, e cila përpos rikthimit nëKëngën Magjike, vëshirësitë dhe paragjykimet që ka hasur nëfillimet e saj, ajo ka folur për herë të parë edhe mbi këtëdebat.

Këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që më në fund ka rastin për ta sqaruar për herë të parë të gjithë debatin me Enedën, duke nënvizuar se nuk ka asgjë me të, por përkundrazi, e ka xhan.

Nuk e kam pasur aspak atë temë. Domethënë nuk ka qenëtema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar nëDM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike. Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj.Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më happy, fun. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj e njëherë nuk e kam pasur për Enedën”, është shprehur Lindita Halimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“A e kishe zëvendësuar Keisin?” I bëjnë pyetjen e sikletshme, Stresi i përgjigjet publikisht: Jeta kështu e ka… 0 5

Reperi i njohur Stresi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk kanë munguar pyetjet rreth Keisit. Ndonëse dyshja janë ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë komunikim me njëri-tjetrin.

“A e kishe zëvendësuar Keisin?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit, të cilit i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka theksuar se do t’i jetë mirënjohës përjetë ish-partneres, duke bërë të ditur që askush nuk mund të zërë vendin e saj e duke vendosur kështu pikat mbi “i” për këtë histori.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.

-640-0-6098e0c3ccd85.png

Bebe Rexha tregon më në fund pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin prej vitesh 0 5

Bebe Rexha ka ndarë detaje rreth konfliktit midis Rita Orës dhe Dua Lipës – i cili ka bërë që mos t’i shohim të treja në një bashkëpunim.

Para disa kohësh, Bebe Rexha shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo gjë nuk ndodhi dhe shkaku ishte ky konflikt.

Bebe ka folur për The Sun: “Unë kam provuar t’i rregulloj gjërat mes tyre. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqe-ruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku.”

Ajo gjithashtu tha se arsyeja e këtij konflikti mund të jetë konkurrenca që i vendosë përballë njëra-tjetrës në industrinë e muzikës.

Marrëdhënia e tyre është përkeqësuar aq shumë, saqë edhe në evente ato e shmangin sa të munden përballjen me njëra-tjetrën.