Debatet brenda seancës për dosjen”Hajdari”, avokati i Izet Haxhisë: Proces i politizuar në ekstrem, Gjykata u dorëzua për Zenel Nezën, Berisha do të… 0 32

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka theksuar se pas Zenel Nezës, është radha e Berishës të thirret si dëshmitar pasi do të afrohen prova të shumta.

Ai deklaroi para mediave se procesi është i politizuar në ekstrem, por që momentalisht Gjykata vendosi që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë indirekt.

Zenel Neza që shoqëronte pikërisht për vrasjen e Azem Hajdarit do të jetë dëshmitar në proces, teksa Idajet Beqiri ka zbuluar se Gjykata është menduar për shumë kohë për thirrjen e tij teksa thekson se ai është i lidhur me Berishën.

Po ashtu brenda seancës ka pasur shumë debate kryesisht të ardhura nga avokati Beqiri pasi ishte kundër mosthirrjes së Berishës si dëshmitar si dhe kërkoi pezullim të procesit gjyqësor, por që iu rrëzua.

”Është një proces që ka qenë në ekstrem i politizuar, dhe politika i futi hundët në dosje. Nuk ka vdekur, i ka njerëzit e vet. Kjo Gjykatë e pati të vështirë të dilte nga vetja, nga ajo që ka ardhur koha të bëhet e pavarur, dhe për rrjedhojë bëri një kthim mbrapa që bëri Gjykata në themel në vitin 2000. Duke qenë se nuk vajti as aty, se pavarësisht se ajo Gjykatë kishte ndikimin e Berishës, përsëri e thirrën si dëshmitar.
Nuk vendosi Gjykata që s’do thirret. E kosnideroi si dëshmitar indirekt. Ne s’kemi të drejtë ta ankimojmë. Për rrjedhojë jemi të bindur që do dorëzojmë aq prova sa do bëhet e domosdoshme thirrja e Berishës.
Ne afruam shumë, po ju konstatuat edhe faktin se Gjykata ndejti me hezitimin që ta thërrasim Zenel Nezën apo jo. Ai ishte dëshmitar okular. Mbeti i plagosur. Pse nuk e thërret? Se është i lidhur me Berishën. Por ai do vijë në Gjykatë. Përveç Zenel Nezës janë dhe mjaft prova të tjera. Ka plot gjëra të tjera që do zbardhin të vërtetën. ”- tha Idajet Beqiri. /B.W #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W