Dashuria shqiptaro-serbe/ 14-vjeçarja nga Serbia e dashuruar me një të mitur nga Tirana, hyn në lojë Interpoli 0 81

Shqiptarët dhe serbët mund të mos merren vesh për shumë gjëra, por gjuhën e dashurisë e njohin mirë të dyja palët.

Një dashuri mes dy të rinjve nga Shqipëria dhe Serbia është bërë objekt kërkimesh nga Interpoli, por jo për shkaqe shtetërore.

Nëna e vajzës serbe kundërshton lidhjen për shkak të moshës së vogël të saj dhe për këtë shkak Interpol Beogradi i kërkon Interpol Tiranës të gjejë të dashuruarën dhe ta kthejë pas në Serbi.

Siç tregon dosja hetimore që vërteton një sërë veprimesh hetimore të kryera nga pala shqiptare, vajza serbe me emrin Sara Janiçijeviç udhëtoi në fund të muajit gusht drejt Shqipërisë së bashku me prindërit jo vetëm për pushimet verore por edhe për të takuar motrën, edhe ajo e martuar me një shqiptar.

Në Tiranë vajza 14 vjeçare u dashurua me një të ri dhe kundërshtoi familjen që të kthehej në vendlindje. Për këtë arsye siç tregojnë shkresat e Interpol Beogradit, e ëma Milica Janiçijeviç u paraqit në policinë lokale në Sabac dhe denoncoi. Pas kërkesës së Interpolit për gjetjen e motrës së vogël, ajo u pyet në polici.

“Më pëlqeu si djalë, fillova të kisha ndjenja për të. Ime më ishte dakord që unë të qëndroja, pasi e njeh mirë familjen e tij duke qenë se motra ime është martuar me vëllain tjetër”, shprehet Sara.

Policia deklaron për Top Channel se 14 vjeçarja është pyetur nëse dikush ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe nëse ka kryer marrëdhënie me të dashurin.

“Ne kemi rënë dakord që do të kryejmë marrëdhënie kur të martohemi dhe kur unë të mbush moshën. Tani jetoje në shtëpinë e tij dhe Shqipëria më pëlqen”, tha 14 vjeçarja serbe.

Të ndodhur para refuzimit të Sarës për t’u kthyer tek prindërit, mësohet se si fillim palës serbe do t’i përcillen vetëm dëshmitë e vajzës./T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!