Dalja e Britanisë nga BE, Londra ndalon programet Erasmus për studentët 0 26

Pas daljes së Londrës zyrtare nga Bashkimi Europian, vjen edhe fundi i projektit Erasmus, i zyrtarizuar nga kryeministri Boris Johnsson.

Bëhet fjalë për programin që ka mundësuar ndër vite periudha të caktuara studimi për dhjetëra mijëra studentë europianë që dëshironin një eksperiencë arsimore britanike. Por edhe anasjelltas, të mijëra britanikëve që kërkonin të jetonin një periudhë larg ishullit, në një klimë më të mirë, kryesisht në Francë, Itali dhe Spanjë.

Por jo të gjithë britanikët do të kenë të njëjtin fat.

Qeveria irlandeze, vend i BE-së,  ka deklaruar se studentët e Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe, do të vijojnë me programin Erasmus, me fonde të garantuara nga vetë Dublini, sepse “është rëndësishme që ishulli të mbetet i bashkuar nga kjo pikëpamje”, shkruan A2CNN.

Qeveria angleze deklaroi zëvendësimin e programit të shkëmbimit europian me një tjetër, të quajtur “Alan Turing”, që do të mundësojë shkëmbime me vende nga e gjithë bota, por jo atë europianë.

Sipas komunikimeve zyrtare nga Londra, me vitet numri i studentëve nga BE që vinin në Britaninë e Madhe ishte dyfishi i atyre britanikë në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke vënë në vështirësi gjetjen e strehimit si dhe kostot për periudhën e studimit./opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden 0 7

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për emërimin si President i SHBA-ve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë Amerika ka provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter” ka uruar Presidentitn e ri të SHBA. Ajo thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe Amerika.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta./Opinion.al

‘Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën’, Dua Lipa i tregon botës zakonet SHQIPTARE 0 6

Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Jimmy Kimmel Live”, ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.