Dalin shifrat e 24 orëve të fundit, bien viktimat dhe infektimet 0 26

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Mars 2021)
Raste të reja ditore        493
Të shëruar në 24 orë     557
Të shtruar në spitale      327
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2993

Testime totale            551,307
Raste pozitive             124,134
Raste të shëruara        89,456
Raste Aktive                 32,468
Humbje jete                  2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22205
Fier      2641
Durrës    1365
Vlorë     1231
Shkodër   1236
Gjirokastër  1284
Korçë     797
Lezhë     497
Elbasan  405
Kukës     369
Dibër    327
Berat     111

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën 0 1

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur nga BIRN mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte. Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet.

Melisa njofton projektin e ri muzikor me një dedikim dhe fansat thonë njëzëri: Andi! 0 2

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kjo menjëherë ka sjellë reagime tek ndjekësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.