Dalin pamjet e të riut Arjan Sala pak para çasteve fatale të zjarrit 0 14

Imazhet që shikoni më poshtë janë shkëputur nga filmimet e një kamere sigurie dhe tregojnë momentet kur i ndjeri Arjan Sala vraponte të jepte ndihmë pas zjarrit që shpërtheu në magazinën pranë qendrës tregtare “Casa Italia” në dalje të Tiranës.

Arjan Sala, 32 vjeç, ishte baba i një fëmije 2 vjeç. Ai punonte në shërbimin e sigurisë dhe atë ditë fatale të së mërkurës ndodhej në detyrë.

Pasditën e së mërkurës kur ka shpërthyer zjarri në magazinë te kthesa e Kamzës, Sala ishte bashkë me dy kolegë të tij si edhe djalin e pronarit të biznesit.

Nga hetimet ka rezultuar që tre të tjerët kanë bërë përpjekje për t’u futur në magazinë dhe janë kthyer pas në momentin kur janë ndjerë keq nga tymi dhe flakët.

Ndërsa Arjani ka përparuar më në thellësi me një bomblë që përdoret për shuarjen e flakëve në duar.

Mjeti në fjalë i është gjetur pranë trupit të pajetë në momentin kur është zbuluar pas pothuajse 3 ditë kërkimesh.

Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre.

Ata kanë treguar se me përhapjen masive të flakëve janë kthyer pas duke humbur nga sytë 32-vjeçarin.

Përpara se Sala të bllokohej në magazinë, duke pësuar fillimisht asfiksi dhe më pas humbur jetën, ka asistuar në evakuimin nga kati nëntokë i godinës e të paktën 7 personave që ndodheshin aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.