Cristiano Ronaldo, pozitiv me koronavirus 0 54

Cristiano Ronaldo është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka deklaruar se testi i Ronaldos ka rezultuar pozitiv.

Federata sqaron se ylli portugez është asimptomatik, ndërsa është vendosur në izolim. Ronaldo ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë, e cila do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë, Ronaldo do të mungojë të paktën në takimin e kësaj fundjave për Juventusin në Serie A./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Anglia plan për të rihapur stadiumet për tifozët, vendimi hyn në fuqi pas përfundimit të Lock-Down ll në dhjetor 0 15

Anglia ka një plan konkret për të rihapur stadiumet për tifozët pas një mbylljeje të tyre prej marsit që lamë pas, shkruajn mediat britanike.

Departamenti për Kulturën, Median dhe Sportin i ka propozuar qeverisë një plan për të rihapur stadiumet me numër të limituar tifozës, nga 4 mijë në zonat më pak të riskuara në ishull që janë caktuar me numrin 1, 2 mijë tifozë për zonat 2, dhe për zonat e nivelit 3 do të rishikohet.

Pritet që këtë të hënë Boris Johnson të japë detajet e një vendimi të mundshëm i cili do të hyjë në fuqi fill pas përfundimit të Lock-Down-it të dytë në ishull, pikërisht më 2 dhjetor kur i përfundon dhe afati.

Ky duket të jetë një lajm i mirë për të gjitha nivelet e futbollit e sporteve të tjera edhe pse Anglia po përballet si gjithë bota me një valë të dytë nga COVID-19.//B.W

“Mos bëj autogol që në ditën e parë!” Rama reagon rreth incidentit në Kavajë me një mesazh për Lilën! 0 24

Ka bërë bujë dy ditët e fundit se si ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë pjesë e listave të Partisë Demokratike si kandidat për deputet në Kavajë, Andi Lila është përzënë nga ‘Fusha e Vjetër’ e qytetit teksa jepte intervistë për News24.

Në pamjet e publikuara, Lila shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një tjetër person me emrin Aldo, që i thotë se është politik dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.

Ndërkohë, Lila ka reaguar dhe me anë të një postimi në rrjetet sociela, ku është shprehur se është ndaluar nga policia për të dhënë intervistë në fushën e vjetër të qytetit për ekranin e News24, ekzaktësisht emision “Fit Station” me gazetaren Cenkuela Hasa duke akuzuar kryetarin e Bashkisë Kavajë.

Rreth kësaj ngjarjeje ka folur së fundmi edhe kryeministri Rama. I ftuar në “Real story” ai tha se është interesuar tek Policia dhe më pas ka telefonuar kryebashkiakun e Kavajës,  Redjan Kralin dhe ngjarja nuk është siç e ka zbardhur Lila.

Kryeministri i “uroi” mbarësi dhe rrugë të mbarë në karrierën politike me opozitën, teksa tha që mos bëjë autogol që ditën e parë.

”Jam i interesuar, të dëgjoj Bashën për persekuptim të Andi Lilës. Do i jepja një këshillë Lilës, urime dhe rrugë të mbarë në karrierë, por kujdes mos bësh autogol që ditën e parë se ke qenë futbollist i nderuar, tjetër futbolli që luhet me këmbë dhe tjetër deputeti. E kam dëgjuar këtë gjë. Në radhë të parë jam interesuar se ç’punë ka Policia me këtë punë, më kanë thënë është Policia Bashkiake. Redjan Krali më ka thënë se drejtori sportiv i tha që të largohet kur të mbarosh punë. S’ka të bëjë me mua, me qeverinë, për të persekutuar ndonjë. Prandaj them Andi të ketë mbarësi në opozitë për të fituar, do kujtojë fitoret e kombëtares, por me PD duhet të presë për një kohë të gjatë. Por zmadhimi i këtyre ngjarjeve krejt sporadike dhe krejt të parëndësishme, dhe kthimi në evenimente politike nuk është i denjë për një personalitet të ekipit kombëtar. Në rast se s’ka pasur këtë qëllim, nuk duhet ta lejonet kryetarin e PD që të lejonte këtu.”- tha Rama.//Iconstyle